E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri i Jashtëm bullgar, Mladenov: Dialogu vetëm në parlament, jo në rrugë

Ministri i Jashtëm bullgar i bën thirrje liderëve partive politike të gjejnë zgjidhje për situatën e tanishme në përputhje si me transparencën, Kushtetutën dhe Legjislacionin. “U bëjmë thirrje liderëve të forcave politike të gjejnë zgjidhje për situatën e tanishme. Një zgjidhje në përputhje si me transparencën Kushtetutën dhe Legjislacionit. Kjo zgjidhje të jetë në përputhje dhe me angazhimin që ka marrë Shqipëria në kuadër të Këshillit Europian”- deklaroi Mladenov në konferencën e përbashkët për shtyp me Ministrin e Jashtëm shqiptar Ilir Meta. Mladenov nënvizoi se “është shenjë e pjekurisë politike arritja e një marrëveshje për të ardhmen politike. Një nga këto shenjat është se ndryshimet dhe mosmarrëveshjet zgjidhjen përmes dialogut, në parlament dhe jo në rrugë”. Ministri i jashtëm bullgar theksoi më tej se “Shpresoj se në javët e ardhshme ky dialog mes opozitës dhe maxhorancës të forcohet. Nuk është detyra jonë që të ndërhyjmë në punët e brenshme të një vendi aq më tepër kur është një vend aleat, por është një vendim I rëndësishëm për Shqipërinë. Nga ana e tij zv Kryeministri dhe ministri i Jashtëm Ilir Meta u shpreh se qeveria ka qenë gjithmonë e gatshme për të dialoguar për gjetjen e zgjidhjes së duhur mes transparencës dhe Kushtetutës. “Unë vazhdimisht kam bërë thirrje për dialog, dialog dhe vetëm dioalog. Dy ditë më parë kam bërë të qartë se ka mjaft hapsirë për transparncë dhe mbikqyrjen e Kushtetutës për t’i dhënë përgjigje pozitive opozitës, kam shprehur keqardhje për grevën e opozitës dhe mendimin se ky nuk është një instrument për të zgjidhur krizën. Edhe një herë them se qeveria është e gatshme të marrë në konsideratë dhe të gjejë zgjidhjen e duhur midis transparencës dhe Kushtetutës”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›