E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të luftosh për lirinë - Atlasi i disidentëve në Botë

Luftojnë çdo ditë për të mbrojtur të drejtat dhe liritë individuale. Torturohen, burgosen, rrihen, të ndjekur, dhe të dyshuar për çdo gjë nga qeveritë ndaj të cilave u kundërvihen dhe shumë prej historive të tyre as që njihen.
Ata janë ushtria padukshme e disidentëve, mijëra njerëz që në shekullin e XXI-të janë ende duke luftuar për të drejtat themelore: lirinë e fjalës dhe e shtypit, të drejtat e grave, të burgosurve dhe të fëmijëve, liria e shprehjes, demokracisë dhe barazisë.
Revista për politikën e jashtme amerikane “Foreign policy” është përpjekur për të hartuar një listë të disa prej këtyre disidentëve, duke shkuar përtej më të famshmëve, si Dalai Lama. Burra dhe gra të zakonshëm që e kanë bërë luftën një stil jetese, me tregime shpesh të vështira dhe të frikshme. Për shembull, Jusuf Jumaev, një poet uzbek në burg që nga viti 2007 sepse ka kërkuar dorëheqjen e presidentit, diktatorit Islam Karimov. Përveç se ka vuajtur tortura të rënda, që nga viti 2008 është transferuar në super-burgun e Jaslyk. Ose historia e Gao Zhisheng, një avokat kinez, mbrojtës i të drejtave të njeriut dhe prandaj i përndjekur nga qeveria për vite, pastaj u zhduk dhe u rishfaq i transformuar plotësisht si në trup dhe shpirt. Sot, nuk dëshiron më të rifillojë aktivitetet që çonte para se të poshtërohej në burg.
Nga Birmania, Aung San Suu Kyi dhe Paw Oo Tun. E para, nobeliste e Paqes në 1991, lideri e një lëvizje politike që udhëzon e kufizuar në katër muret e shtëpisë, sepse në arrest shtëpie që nga viti 1989. I dyti me një dënim prej 65 vjetësh në shpinë, i cili është duke i shlyer prej vitit 2007 në izolim të plotë, për aktivitete subversive. Kontestimet kundër regjimeve autoritare duket të jenë motivimi kryesor i betejave të luftuara nga ushtria e padukshme. Në Rusi kemi Lyudmila M. Alexeyeva dhe Garry Kasparov, e para një aktiviste luftarake tetëdhjetë vjeçare, ende në rrugën e duhur pavarësisht nga data fillestare e protestave të saj, qysh nga koha e Brezhnjevit. I dyti është maestro i shahut, të cilin qeveria përpiqen në çdo mënyrë për ta mbajtur jashtë politikës.
Represioni ndaj lirisë vazhdon të lidhë vendet e ish-Bashkimit Sovjetik. Përveç Uzbekistani tashmë të përmendur, janë në fakt edhe Azerbajxhani, Kazakistani dhe Bjellorusia pjesë të kësaj liste. Në listë janë gazetarë si Enyulla Fatullayev, Azer, i burgosur që nga viti 2007 sepse ka akuzuar qeverinë për vrasjen e një kolegu, dhe Iryna Vidan, bjelloruse, një e bindur për liritë themelore dhe vlerat demokratike që i përhap në mesin e të rinjve në sajë të publikimeve të saj gjysmë-klandestine. Së fundi edhe Jevgeni Zhovtis, kazak, në burg që nga 2007 pasi ka qenë protagonist i një procesi farsë të inskenuar nga qeveria.
Shumë gra zgjasin listën. Ish-gjyqtarja iraniane Shirin Ebadi, e detyruar të mërgojë në Britani, një tjetër Nobel për paqen. Pakistani shfaqet me Hina Jilanin, avokati i grave kundër diskriminimit në vendin e saj. Një tjetër grua në Afganistanin fqinj, një nga mjeket e para femër, e cila ka themeluar një OJQ për të mbrojtur të drejtat e njeriut edhe përkundër kërcënimeve të talebanëve, quhet Sima Samar. Duke luftuar për të drejtat e grave në dy vendet të tjera aziatike janë Zainah Anwar në Malajzi dhe Kamala Chandrakirana në Indonezi. Yoani Sanchez, autorja e Generacion Y, guxon të shkruajë - përballë regjimit kuban - faqet e ditarit të saj online, e rrahur dhe e kërcënuar nga shërbimi ushtarak i Raul Kastros.
Duke qëndruar në Amerikën Latine, vijon të vuajë ngacmimet e presidentit Hugo Chávez, pronari i televizionit Globovision, Guilliermo Zuloaga, i cili është shpallur fajtor sepse denoncon metodat autoritare të qeverisjes. Akuzat e njëjta lëvizin nga faqet e ditarit të tij, por ndryshim të dërguesit, në këtë rast lidershipi i Singaporit, politikani Gopalan Nair - i cili sot jeton në mërgim në SHBA. Janë të shumtë ata që nuk kanë kontestuar me armë por kanë përdorur një stilolaps, për t’u rebeluar, siç thotë Abdelnasser al-Rabbasi në burg në Libi që nga viti 2003; Hu Jia dhe Tan Zuoren në Kinë, edhe ata ende të burgosur. Një shtesë e kohëve të fundit është dhe Wangchen Dhondup, regjizori tibetan, në burg që nga viti 2008 sepse ka denoncuar publikisht acarimin e Kinës ndaj Tibetit.
Disidentët afrikanë janë duke u përballur me problemet që rrjedhin nga varfëria dhe mungesa e respektimit të të drejtave të njeriut. Arnold Tsunga në Zimbabve, Otunnu Olara në Ugandë, Sheik Hassan në Somali, Golden Misabiko në Republikën Demokratike të Kongos dhe Mesfin Hagos në Eritre. Ata kryesisht janë politikanë apo avokatët të cilët kanë themeluar OJQ-ve në mbrojtjen të të drejtave të njeriut që shkelen nga qeveritë e represionit, nga luftërat civile, nga shfrytëzimi i fëmijëve, prej pabarazisë sociale. Një fat që i bashkon me Frank La Rue në Guatemala, edhe themelues i një OJQ-je për të mbrojtur të fundit e tokës.
Një listë e gjatë e disidentëve në shkallë “globale”, që nevojitet për të dhënë një emër dhe një fytyrë atyre që luftojnë ditëpërditë kundër plagëve të shoqërisë, mungesës së lirisë. Secili prej tyre, në fjalët e Nënë Terezës së Kalkutës, janë vetëm një pikë uji në oqean, por pa atë pikë uji, oqeani nuk do të ishte i tillë.
Përgatiti L.Lita

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›