Kohë e trazuar, me fotografi belge në GKA
Në kuadrin e marrëdhënieve kulturore të Shqipërisë dhe Mbretërisë së Belgjikës, Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Galeria Kombëtare e Arteve dhe Wallonie Bruxelles International dhe L'espace Photographique Centretypea-Bruxelles organizojnë çeljen e ekspozitës në datë 4 maj të fotografit belg Alain Janssens me titull Kohë e trazuar-Temps brasse(1995 2004) në sallën e ekspozitave të GKA.
Ekspozita e fotografit Janssens me titull Kohë e trazuar në GKA, përmban 36 fotografi të realizuara në teknikën bardh e zi. Imazhi fotografik i Janssens transmeton një profesionalizëm magjik, një mjeshtri dhe vizion modern të fotografisë, duke e bërë ekspozitën mjaft interesante për publikun shqiptar. Ekspozita do të qëndrojë hapur në GKA nga data 4 deri më 17 maj. Fotografi Alain Janssens i përket brezit të fotografëve të gjysmës së dytë të shekullit XX. Ai lindi në Liege, në vitin 1956 dhe mbaroi studimet në Institutin e Lartë të Arteve të Bukura, në vendlindje. Aktualisht, që nga viti 1986, artisti është pedagog i fotografisë në Institutin e Arteve të Bukura në Saint- Luc në Liège. Janssens u edukua dhe ndikua fuqishëm në karrierën e tij artistike nga figura e artistit- fotograf Hubert Grooteclaes. Ai ka marrë pjesë në dhjetëra ekspozita kolektive dhe vetjake fotografike, duke filluar nga viti 1979, kur ekspozon për herë të parë në vendlindje-Liege në Muzeun e Arkitekturës. Janssens ka marrë pjesë me mjaft sukses në shumë veprimtari ndërkombëtare në Europë si mund të veçojmë atë në Muzeun e Fotografisë në Charleroi (1991), në lEspace Photographique Contretype à Bruxelles (1996 dhe në 2001), në Galerie du Forum à Toulouse (Francë) dhe në Galerie Arte Coppo në Verviers (1999). Galeria Le Parvis a Tarbes (Francë) e priti më 2001. Më 2002, ai ekspozon në Galerie Pennings d'Eindhoven, Pays-Bas, dhe në Centre d'Art Contemporain du Luxembourg Belge de Jamoigne (Belgique), dhe përsëri në Centre Culturel d'Hasselt (Belgjik). Përmes ekspozitave në grup ai ishte pjesëmarrës në Çmimi i fotografëve të rinj europian (Frankfurt, 1986), në Trienalen e 3 të Ndërkombëtare të fotografisë ( Charleroi, 1987) , në Muajin e fotografisë (në Liège, 1987), Imagine ( Bruxelles,1989), Histori dhe tematikë Muzeun e Fotografisë (Charleroi, 1993). Më 2003, galeria Triangle blu e ekspozon pranë expose aux cotes de Nathalie De Corte et d'Anne-Marie Klenes. Gjatë muajve maj-qershor 2005, Janssens mori pjesë sëbashku me Anne Penders dhe d'Armyde Peignier në ekspozitën "Tri shishe në det". Në këtë vit fotografi Alain Janssens realizoi botimin e ciklit të tij Kohë e trazuar. Fotografitë e tij janë bërë pjesë e koleksioneve të Bibliotekës Kombëtare të Parisit, Muzeut të Fotografisë në Charleroi, e komunitetit francez të Belgjikës, e Rajonit Wallone, e Muzeut Elysee në Lozanë dhe e koleksionit Polaroid në Ofenbah.