Të gjithë me huqe Rikthehet komedia në skenën teatrore

Regjisori Gëzim Kame vjen në Teatrin Kombëtar, duke trajtuar problematika të cilat shqetësojnë shoqërinë
Në skenën e Teatrit Kombëtar do të rikthehet komedia. Pas shfaqjes në skenën teatrore të një sërë dramash pret të ngjitet mbrëmjen e së dielës komedia Të gjithë me huqe, e cila do të vijë para publikut nga regjisori i njohur Gëzim Kame. Dje për të prezantuar këtë premierë, u zhvillua një konferencë shtypi, ku merrnin pjesë regjisori dhe një pjesë e aktorëve të komedisë. Të gjithë me huqe është titulli të cilin autorët e kanë përshtatur për shfaqjen shqiptare të komedisë Toç toç të komedianit Laurent Baffi. Gjatë konferencës regjisori Kame u shpreh se kjo është një vepër interesante, e cila është kuptuar mjaft mirë nga aktorët. Rrallë herë më ka ndodhur të punoj me aktorë kaq të apasionuar, të cilët jo vetëm të lehtësojnë punën, por të japin dhe kënaqësi, u shpreh regjisori Kame. Pas viteve të tëra mungese në skenën teatrore do të ngjitet dhe aktori Viktor Zhusti, i cili do të ketë rolin protagonist. Për Zhustin përgatitjet e fundit përpara shfaqjes janë tepër emocionuese. Më duket sikur kam hyrë në një shtëpi të re dhe më duhet të sistemoj gjithçka nga e para,u shpreh ai. Ndërsa drejtori i TK Kristaq Skrami theksoi ndër të tjera se: Pas dramave, të dielën spektatori do të shijojë një komedi, e cila ka si autor një prej autorëve më në zë të Francës. Aktorët e tjerë që do të interpretojnë në komedinë "Të gjithë me huqe", e cila pritet të ngjitet në skenë në datën 2 maj janë dhe Roland Trebicka, Olta Daku, Rajmonda Bulku, Genc Fuga, Ermela Teli dhe Anila Muça. Por në komedinë, e cila pritet të ngjitet në skenën teatrore Në qendër të kësaj komedie janë gjashtë pacientë të cilët vuajnë nga tike të ndryshme nervore. Këta të sëmurë vijnë për t u konsultuar në klinikën e një neuropsikiatri. Por në mungesë të tij, pacientët fillojnë të bisedojnë me njëri tjetrin për shqetësimet e tyre. Ata fillojnë të tregojnë me hollësi shqetësimet e tyre, sa në fund të bisedave, ata fillojnë të shmangin veprimet e pakontrolluara. Vetëm në fund të shfaqjes zbulohet se mjeku që mungonte ishte shtirur gjatë të gjithë kohës si njëri prej pacientëve duke i trajtuar ata sipas teorisë se gjithsecili duhet të jetë mjek i vetvetes. Vepra e Laurent Baffit Të gjithë me huqe është shkruar në vitin 2005. Për herë të parë kjo komedi është vënë në skenë në Paris nga vetë autori i saj, Baff. Kjo vepër është interpretuar nga komikë të shquar dhe vazhdon të shfaqet me sukses në shumë skena evropiane. Ndërsa në skenën e Teatrit Kombëtar ajo pret të marrë duartrokitjet e publikut mbrëmjen e së dielës. Regjisori Gëzim Kame ka vënë në skenë mbi 70 vepra skenike me pjesëmarrjen e autorëve më në zë shqiptarë. Është shpallur regjisori më i mirë për shfaqjet Tokë e ndezur, Mësuesi i letërsisë, Shi në plazh, Fernando Kraf më ka shkruar një letër etj. Gjithashtu është fitues dhe i çmimit Kult 2006, ndërkohë që intensiteti i tij si regjisor njeh një ritëm të lartë e nivele cilësore. Kjo komedi vjen e përshtatur në gjuhën shqipe nga Nonda Varfi dhe Viktor Bakillari. E kam zgjedhur këtë vepër pasi më interesoi që në momentin e parë që e pashë, konkretisht kontaktin e parë me të e pata rreth një vit më parë. Arsyet janë të shumta, por ajo që është më kryesorja dhe në të njëjtën kohë me bëri përshtypje filozofia e përgjithshme reale dhe njerëzore që ajo ka. Ka shumë humanizëm brenda. Kjo është njëra nga arsyet, pasi një tjetër do të veçoja faktin që ajo është një komedi tepër intelektuale është si të thuash e qëndisur në aspektin profesional, është e ndërtuar shumë bukur, është një komedi karakteresh që ka vite që unë nuk kam lexuar një komedi të kësaj natyre. Është shumë aktuale për terrenin shqiptar dhe të gjitha këto bëjnë që ajo në të gjitha drejtimet të ketë të gjitha pluset për t`u vendosur në skenën shqiptare, ka thënë në media regjisori. Pas vënies në skenë të dramës Pjata prej druri, dhe Kohë për tu çmendur, regjisori Gëzim Kame vjen dhe këtë herë në Teatrin Kombëtar, duke trajtuar problematika të cilat shqetësojnë shoqërinë tonë.