Më merr në ëndërr , Eurosongu pret një ndër zërat më të rinj shqiptar

Në datën 14 maj, Kejsi Tola do të ngjitet në skenën e Eurosongut në Moskë
Në datën 14 maj, Kejsi Tola do të ngjitet në skenën e Eurosongut në Moskë me këngën Me merr në ëndërr, ("Carry Me In Your Dreams") me tekst të Agim Doçit dhe muzikë të Edmond Zhulalit. Klipi i këngës është realizuar në Gjermani, ndërsa për performancën e Kejsit në skenë është kujdesur koreografi Julian Bulku. Janë ditët e fundit përgatitore përpara udhëtimit drejt Moskës dhe për këtë qëllim dje Ministri i Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve Ardjan Turku, priti grupin që do të përfaqësojë Shqipërinë, në Festivalin Europian të Këngës, Eurosong, që pritet të zhvillohet këtë vit në datat 12, 14 dhe 16 maj në Moskë (Rusi). Ju ndodheni në këtë pozicion falë meritës suaj. Ministria e TKRS do të jetë një prej mbështetësve tuaj, u shpreh titullari i kulturës pjesëtarëve të këtij grupi si dhe këngëtares Kejsi Tola, e cila do të interpretojë në këtë eveniment të rëndësishëm të muzikës europiane, këngën përfaqësuese të Shqipërisë, Më merr në ëndërr, fituese e Festivalit të fundit të Këngës në RTSH. Këngëtarja Kejsi Tola, e cilësoi me këtë rast pjesëmarrjen në konkursin e këngës Europiane, si një ngjarje të jetës së saj. "Jam shumë e nderuar dhe e lumtur që m`u dha rasti të përfaqësoj vendin tim në një festival kaq prestigjioz", vijoi ajo jo pa emocion. Autori i tekstit Agim Doçi në fjalën e tij theksoi se: RTSH me një përkushtim e ka kuptuar se sekretin e suksesit, i cili është se kombit shqiptar po i vijnë arritjet një nga një. Them se zëri i Kejsi Tolës do të tronditë Moskën dhe Kremlinin, më tej ai shtoi se duhet të ketë një buxhet më të lartë për këngën pjesëmarrëse në Eurosong duke theksuar se: Buxheti duhet të rritet dhe qeveria duhet të miratojë një fond të caktuar për këngën që do të jetë pjesëmarrëse në këtë eveniment, pasi grupi që vjen me ne do të paguajë biletat nga xhepi i tij. Pedagogia që ka punuar me Kejsi Tolën, zv/ ministrja Suzana Turku duke vlerësuar këngëtaren, tha se: riorkestrimi i këngës dhe ndërthurja në mënyrë origjinale në të e muzikës popullore shqiptare e bëjnë këtë këngë të veçantë, duke i dhënë më pas dhe një sukses të garantuar. Ndërsa kompozitori Edmond Zhulali thotë se përfaqësuesja e Shqipërisë do ti kushtojë shumë rëndësi edhe paraqitjes së saj. Jemi munduar të përshtatim këngën sipas kritereve të kërkuara nga Eurosong. Përpunimi është realizuar në një studio profesionale në Gjermani. Kënga është përkthyer në gjuhën angleze nga June Taylor Myftari, e cila ka rritur ta përshtatë sa më mirë me origjinalin. Kënga vjen pas një pune të madhe që ka nisur që në muajin shtator. Shpresoj që të kemi një rezultat të mirë nga Moska, tha kompozitori i njohur, fitues i një serie çmimesh kombëtare në muzikën e lehtë shqiptare. Më tej ai shtoi se në Holandë kënga shqiptare është pritur shumë mirë, por dhe në disa vende të tjera. Festivali Europian i Këngës Eurosong, është një aktivitet i përvitshëm ku marrin pjesë këngëtarë nga e gjithë Europa. Grupi që do të përfaqësojë Shqipërinë këtë vit përbëhet nga këngëtarja Kejsi Tola, autorët e këngës Edmond Zhulali dhe Agim Doçi , Drejtori i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar, Petrit Beci si dhe drejtorja e Festivalit të Këngës në Radio Televizion, Zamira Koleci. Kejsi Tola, u shpall fituese e Festivalit të 47-të të Këngës në Radio Televizion, në dhjetor të vitit të kaluar kur ajo fitoi maksimumin e pikëve në ngjarjen më të madhe të këngës, me këngën, "Më merr në ëndërr", një këngë e kompozuar nga Edmond Zhulali dhe me tekst të poetit të njohur Agim Doçi. Për të gjashtin vit radhazi, fituesi i festivalit të këngës në RTSH do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision Song Contest. Kejsi Tola, u zbulua si këngëtare në konkursin e këngëtarëve të rinj Ethet e së premtes mbrëma.
Last Updated on Friday, 01 May 2009 13:11