E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koja: Nje pjese e aleateve e perdorin koalicionin me PS per pazare

Hyrja e Partise Socialiste ne Kuvend dhe zhvillimi i betejes politike ne institucione jane vendime qe pritet te rrisin efektivitetin e opozites. Gjergj Koja, kryetari i Partise Socialiste te Moderuar, pjese e koalicionit me Partine Socialiste, gjate zgjedhjeve te fundit, thote se detyra e kesaj aleance eshte fitorja e zgjedhjeve te ardhshme parlamentare. Ne nje interviste per gazeten “Koha Jone”, Koja analizon dhe funksionimin e koalicionit gjate zgjedhjeve te tete majit. Ai thote se qendrimi i forces qe ai drejton ka qene koherent me qellim maksimizimin e fitores, nderkohe qe nje pjese e aleateve e kane shfrytezuar koalicionin per te bere pazare politike per ndarjen e njesive vendore. Duke komentuar rezultatin e zgjedhjeve, Koja thekson se mazhoranca ka fituar shumicen e votave

Z. Koja, si pjese e Koalicionit “Aleanca per te Ardhmen”, si e vleresoni rezultatin e zgjedhjeve te tete majit te opozites?

Rezultati i zgjedhjeve te 8 Majit, deshmon se opozita fitoi ne shumicen derrmuese te Shqiperise dhe absolutisht ne shumicen e bashkive me te medha te vendit, duke perfshire edhe fitoren e Bashkise se Tiranes, edhe pse rregullat e lojes u prishen dhe u ndryshuan ne tavoline nga PD, duke shfrytezuar mjegullen juridike ne Kodin Zgjedhor. Pra, e thene ndryshe, kandidati i PD nuk e fitoi garen per Bashkine e Tiranes, por eshte sot ne krye te saj, per shkak te nje Kodi Zgjedhor te paqarte dhe me vakuume ligjore. Vete procesi pas- zgjedhor u menaxhua ne menyre te dyshimte nga ana e KQZ. Problemet qe linden nga Kodi dhe dyshimet mbi interpretime te njeanshme dhe jo profesioniste te tij, tanime i kane shprehur ne menyra te ndryshme, diku me qarte e diku me evazive, edhe te gjithe faktoret nderkombetare qe monitoruan te gjithe procesin zgjedhor ne Shqiperi. Nga ana tjeter, gjithe odiseja e menaxhimit te procesit post-zgjedhor tregoi qarte se ne Shqiperi do te jete shume e veshtire qe te mbahen zgjedhje te tjera te pakontestueshme, nese KQZ-ja do te ruaje profilin aktual.

Fakti qe koalicioni i mazhorances mori me shume vota se koalicioni i Partise Socialiste, a do te thote se dicka nuk funksionoi ne menyren sesi u organizuan partite e majta?

Eshte perdorur shpesh teza se mazhoranca mori me shume vota se sa opozita ne keto zgjedhje. Me duket se, edhe vete autoret e kesaj teze nuk e besojne ate, sepse keto jane zgjedhje vendore dhe konkurrimi per vota zhvillohet ne disa nivele, ku niveli me i rendesishem eshte ai i kandidatit per kryetar bashkie apo komune, nivel ku opozita fitoi bindshem. Niveli te cilit i referohet PD-ja, eshte ai i sistemit proporcional te votave, por qe te jesh fitues ne kete nivel, duhet te pranosh qe ky eshte nje testim qe behet vetem ne zgjedhjet parlamentare. Ne kete kendveshtrim, efikasiteti i partive te majta aleate ne koalicionin opozitar do te shihet dhe testohet qarte ne zgjedhjet e aferta parlamentare.

Pavaresisht deklarates se kreut te PS-se per hyrjen e deputeteve socialiste ne Kuvend ne shtator, duket se nje pjese e PS-se mbeshtet qendrimet radikale ndaj mazhorances. Mendoni se kjo rruge protestash eshte me efikase se pjesemarrja ne Kuvend per opoziten?

Edhe pse vendimi i PS-se per te hyre ne Parlament se shpejti eshte i drejte dhe koherent, personalisht dyshoj nese PS-se do t’i krijohet hapesira e nevojshme nga mazhoranca per mundesuar nje opozite te forte ne Parlament. E them kete, pasi shume ngjarje te ndodhura ne Kuvendin e Shqiperise, sidomos ne 2 vitet e fundit, deshmojne per deformime te konsiderueshme te demokracise parlamentare. Tek e fundit, PS-ja si force opozitare nuk ka ne dore as te jape minierat me koncesion, as te privatizoje sistemin e shperndarjes se energjise elektrike. Ajo mundet vetem te beje opozite mbi gafat e mazhorances dhe ne aksionin politik te opozites, ne demokraci, eshte normale qe te perfshihen aktivitete qe nga beteja parlamentare e deri tek protestat dhe ketu une nuk shoh qendrime radikale te opozites.

Drejtues te Partise Socialiste deklarojne se koalicioni eshte funksional. Nderkohe qe nga drejtues te partive aleate te opozites nuk kane munguar dhe kritikat, kryesisht per qasjen ndaj problemeve te vendit, por edhe menyren sesi u ndane njesite vendore. Si drejtues i PSM-se si e vleresoni funksionimin e koalicionit?

Koalicioni pikerisht pse ishte funksional, prandaj dhe i fitoi zgjedhjet e 8 majit. Per sa i perket PSM, e them me bindje se kjo parti ne koalicionin opozitar asnjehere nuk luajti rolin e grindavecit sepse nuk e konceptoi koalicionin si nje mundesi te pandershme per allishverishe, apo pazare per te marre monopolin per disa bashki e komuna. Edhe pse ishte e lehte te vepronte keshtu, sic mund te kete bere dikush tjeter. Per sa i perket pergjegjesive qe duhet te marre opozita, ne qasjen ndaj problemeve te vendit, une mendoj qe kjo eshte nje detyre e perhershme dhe madje motivimi kryesor i aksionit politik te opozites. Por do te jene zgjedhjet parlamentare arena kryesore e alternativave politike te opozites per te zgjidhur problemet madhore dhe te dukshme qe ka vendi sot. Nuk besoj se ka shqiptar qe pret qe keto probleme t’i zgjidhe kryetari i ri i nje bashkie apo komune.

Si ish-minister dhe drejtues i forumeve te Partise Socialiste, si e vleresoni faktin se mes aleateve te PS-se, pesha kryesore mediatike u eshte lene perfaqesuesve te partive te djathta qe jane pjese e koalicionit?

Nuk mendoj qe ka ndodhur keshtu. Performanca politike e koalicionit opozitar deri ne fund te zgjedhjeve te 8 majit, diktoi nje aksion politik me perqasje mediatike te pothuajse te gjithe lidereve te partive te koalicionit. Sigurisht qe ne te ardhmen do te shohim per strategjine qe do te ndjeke opozita, por ketu nuk besoj se eshte serioze te numerojme se sa here ka dale ne media nje kryetar partie, apo nje tjeter nga opozita, sikurse eshte po aq e pakuptimte qe te merremi se kush e fiton garen mediatike midis PD dhe PS.

Bisedoi: Qamil Xhani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›