Koja: PD-ja e 2005-s e njëjta si ajo e 1992-it
21/03/2005 Zëdhënësi politik i Partisë Socialiste, Gjergji Koja, gjatë një konference për mediat, ka thënë se "Kryetari demokrat Sali Berisha, po i ofron zgjedhësve të 2005-ës, të njëjtën PD të vitit 1992, me gjithë emrat e dështuar në vite të kësaj partie". Deklarata e Kojës është bërë në momentin kur disa metra me në lindje të selisë socialiste, po zhvillohej mitingu "Ditët e Shpresës" nga PD-ja. Koja tha se "PD-ja dhe lidërshipi i saj, janë shumë të vjetër dhe mjaft të lodhur për të fituar pushtetin me mitingje boshe, që në fakt nuk japin asnjë shpresë. Shqiptarëve po u zvogëlohet gjithnjë e më shumë mundësia për të votuar për këtë parti nga vetë lideri Berisha, sepse janë fatmirësisht shumë të pakët shqiptarët që pranojnë të votojnë për çekun e bardhë, apo për terapinë shok që e falimentoi ekonominë shqiptare për dy vjet, në emër të luftës kundër komunizmit. Kjo tregon se sa fallco e kishte PD-ja dhe punën e KOP-it" tha Koja.