E Diel, 1 Nëntor 2026

Nano mesazh urimi trupave ushtarake në Irak

21/03/2005  Kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano, me rastin e dy vjetorit të fillimit të luftës në Irak, i ka çuar një mesazh përshëndetje trupave ushtarake shqiptare të dislokuara atje. Në mesazh, Nano shprehej "Jemi krenarë për ju, sepse i shërbeni vendosjes së lirisë dhe demokracisë atje, dhe Shqipëria do të jetë gati të japë kontribut për këtë çështje kudo ku do të kërkohet". Rreshtimi i Shqipërisë në krah të koalicionit për të luftuar terrorizmin ndërkombëtar është bërë gati dy vjet më parë. Ndërkohë që Kuvendi i Shqipërisë dhe mbarë spektri politik ka mbështetur vendimin për të dërguar trupat ushtarake në Irak. Reshtimi i trupave shqiptare përkrah marinsave amerikanë në mbështetje të Paqes në Irak, ka shënuar dhe momentin kur forcat e koalicionit të udhëhequra nga SHBA-ja rrëzuan rregjimin diktatorial të Sadamit duke i sjellë lirinë popullit të Irakut.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›