E Hënë, 2 Nëntor 2026

Koja: Sondazhet janë kthyer në epidemi

29/05/2005  PS kundër statistikave të "Mjaft"

Zëdhënësi i Partisë Socialiste, Gjergji Koja, e ka cilësuar sondazhin e "Mjaft!" dhe Gallup si një epidemi të paralajmëruar. "Sapo kemi hyrë në klimën e epidemisë së sondazheve në vend. Sapo kemi dëgjuar dhe do dëgjojmë sondazhe apo pseudosondazhe të tjera, por mund t'ju them fare mirë dhe fare qartë një gjë. Partia Socialiste është jashtëzakonisht e qetë, sepse po teston veten në elektorat dhe mund të ju garantoj se edhe si zëdhënës politik i PS-së se edhe përkrahja dhe mbështetja që po tregon Partia Socialiste po gjen në elektorat për punën që ka bërë, për vizionin që po jep është më shumë se e kënaqshme", tha Koja. Gjatë konferencës për shtyp, zëdhënësi i PS-së ka përkujtuar dhe dhunën e "26 dhe 28 majit të 1996 të Berishës dhe PD-së, që ushtroi ndaj të gjithë opozitës në mes të Tiranës, në sheshin 'Skënderbej'". Sipas Gjergji Kojës, sot, pas 9 vjetësh, kemi përballë të njëjtën opozitë të vjetër, që kërkon të vijë në pushtet me të njëjtën mënyrë imorale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›