E Hënë, 2 Nëntor 2026

Pollo: PDR në qeveri po fitoi opozita

29/05/2005  Kryetari i Partisë Demokrate të Re, Genc Pollo, u shpreh dje, gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar, se "në rast të fitores të Partisë Demokratike në zgjedhjet parlamentare të 3 korrikut, PDR do të jetë pjesë e qeverisjes së re". Sipas tij, "nënshkrimi i marrëveshjes paraelektorale me Partinë Demokratike synon jo vetëm rotacionin politik, por edhe t'i japë vendit një qeveri më të mirë". Këshilli Kombëtar i PDR-së vendosi që fushata elektorale e kësaj partie të çelet më 4 qershor, nën sloganin "Besoni! Shqipëria ndryshohet". Reformatorët kanë bërë të ditur se do të konkurrojnë në të 100 zonat elektorale për proporcionalin, ndërsa në mazhoritar do të kenë tri kandidatë të përbashkët me Partinë Demokratike dhe me partitë e tjera të djathta. PDR ka vendosur dje dhe formulën që do të paraqitet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për listën e proporcionalit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›