Ministritë, ja si mund të merrni një licensë
29/05/2005 Licensat për naftë dhe gaz
Autoriteti që jep licensën Ministria e Transportit
Koha e dhënies së licensës 7 - 30 ditë
Vlefshmëria e licencës 1 – 10 vjet
Pagesa e licensës 200 000 – 500 000
Dokumente për licensën
1-Kërkesa
2-Vendimi i gjykatës që provon se subjekti është legal
3-Taksën e regjistrimit dhe NIPT me numrin e dhënë nga autoritetet
4-Dokumentin për pronësinë e depozitës së naftës apo gazit
5-Projektin teknik
6-Certifikatën e kontrollit teknik
7-Dokumentin e pronësisë së makinave që bëjnë transportin
8-Certifikatën e sigurisë së depozitave dhe konformitetin teknik
9-Certifikatën e tatimorëve për pagimin e taksave
Licensa për transport
Autoriteti që jep licensën Ministria e Transportit dhe Telekomunikacionit
Koha e dhënies së licensës 10 – 15 ditë
Vlefshmëria e licensës 1 – 5 vjet
Pagesa e licensës 3 000 – 200 000 lekë
Dokumente për licensën
1-Kërkesë e përgatitur për Ministrinë
2-Dokument për aftësinë financiare
3-Dokument për kualifikimin teknik
4-Dokument për kredibilitetin si subjekt
Shkurtohet koha e dhënies së licensës nga 36 ditë në 30 ditë
Për të marrë një licensë për aktivitete në fushën e transportit, energjisë apo telekomunikacionit, duhet patjetër të shkosh në dyert e ministrive përkatëse dhe të pyesësh për dokumentet që të nevojiten. Deri pak kohë më parë, procesi ka qenë kaotik dhe dukej se për të marrë një licensë duhet të vijë vërdallë për disa muaj, vetëm për t’u informuar dhe për të gjetur dokumentacionin e duhur. Por duket se pas Raportit të FIAS dhe detyrave që u lanë qeverisë shqiptare për të reduktuar në maksimum barrierat, në fushën e licensimeve është bërë një tansformim rrënjësor për sa i takon formës së informimit të biznesit. Të gjitha ministritë janë të detyruara të publikojnë në faqet e tyre të internetit procedurat që mund të ndjekin subjektet private për të marrë një licensë. Duket se kjo është pjesa ku privatët janë më pak të informuar dhe harxhojnë një pjesë të mirë kohe për të kuptuar procedurat. Kështu, ndërsa tatimorët kanë filluar të bëjnë publike nëpërmjet fletëpalosjeve se çfarë duhet të bëjë një subjekt për t’u regjistruar, ministritë kanë vendosur të publikojnë në internet të gjitha dokumentet që duhen, sipas sektorëve për të përfituar një licensë aktiviteti privat. Kështu për të hapur një farmaci apo për të tregtuar karburant, për të patur një linjë autobusi brenda vendit, ose për të hapur një agjenci udhëtimi, të gjitha kriteret, pagesat dhe procedurat i gjen të gatshme në internet. Por, ndërkaq duket se për të njohur investitorët e huaj mbi mënyrën se si mund të bësh biznes në Shqipëri dhe çfarë duhet të paguash për të patur një leje të rregullt, Ministria e Ekonomisë dhe Agjencia për Nxitjen e Investimeve të Huaja, e kanë bërë nëpërmjet publikimeve, ku kanë përmbledhur procedurat për të gjithë sektorët. Kështu bëhet më e lehtë për investitorin e huaj të dinë se sa është kosto për të marrë një licensë për tregtimin dhe depozita karburanti, cilat janë tipet e licensave dhe sa është vlefshmëria e tyre në kohë. Pas rekomandimeve të fundit të FIAS, duket se koha e dhënies së një licensve është shkurtuar me gjashtë ditë dhe nga 36 ditë që ishte, është reduktuar për një pjesë të ministrive në 30 ditë. Ndërkaq duhet thënë se dhënia e një license kërkon të mbash raporte të rregullta me entet kontrolluese dhe të detyron t’i përgjigjesh të gjitha kërkesave të tyre. Kështu në Ministrinë e Energjetikës, Inspektoriati i Pajisjeve nën presion, ka kërkuar që të mos i rinovohet licensa të gjitha subjekteve, të cilat, pasi janë gjobitur një herë, nuk kanë reaguar pozitivisht, ose më keq akoma, nuk kanë tentuar të paguajnë gjobën. Kështu të gjitha subjektet që tregtojnë gaz dhe që janë gjendur me mungesa serioze teknike në mbushjen e bombulave, u është kërkuar të paguajnë të gjitha gjobat dhe të përmbushin detyrimet, në rast se do tentojnë të rinovojnë licensën. Por kështu ndodh me të gjitha ministritë, si ajo e Shëndetësisë apo e Transporteve.