Shoping, si të bësh pazar on–line
29/05/2005 Moda e pazarit me një kartë krediti dhe një linjë interneti
Eshtë moda më e fundit e sigurimit të rrobave pa dalë fare nga shtëpia. Kushdo që ka një kartë krediti apo një llogari bankare dhe një kompjuter me akses në internet, mundet fare mirë të bëjë shoping on–line. E përdorur fillimisht nga shtetasit e huaj, që nuk mund të kënaqin shijet e tyre me nivelin e tregut shqiptar, shoping on-line është kthyer në një formë të leverdisshme të sigurimit të rrobave, madje nga firma të mirënjohura në botë. Mënyra e të bërit biznes në Amerikë, ka bërë të mundur që dyqani të jetë pranë klientit, duke siguruar një klientelë të sigurtë e të qëndrueshme. Duket se kjo ka filluar dhe në Shqipëri dhe një pjesë e mirë e të rinjve e njohin si procedurë. Aktualisht, Shqipëria, edhe pse ka shënuar rritje cilësore në performancën e tregjeve, nuk ka mundur të kategorizojë disa nivele, duke patur veshje nga më cilësoret deri tek ato të kategorisë së fundit. Në të shumtën e rasteve ndryshime mes rrobave të tregut dhe atyre të dyqaneve luksoze është i vogël dhe vetëm në pak pika mund të gjesh veshje mbi nivelin mesatar. Kështu mundësitë e pafundme në internet për t’u veshur me Tommy Hilfiger, GAP e Armani apo me Esprit dhe për të shfrytëzuar të gjitha lëvizjet promocionale të fundsezoneve nga këto firma, kanë bërë që klientela on-line të rritet çdo ditë. Kështu firma të njohura si “Gap“ apo “Land’s End“ në Amerikë, kanë bërë të mundur që me anë të shpërndarjes së shpejtë të dorëzojnë porosi on-line në të gjithë Botën, brenda shtatë ditëve. Në Shqipëri, tashmë ekzistojnë përfaqësitë e shërbimeve postare ekspres si DHL, FedEx apo UPS, të cilat janë të mirënjohura dhe në Amerikë. Janë pikërisht ato që sjellin pakot nga Amerika apo nga çdo vend tjetër i Evropës drejt e në shtëpi, duke respektuar afatet e caktuara. Kështu, sipas të dhënave, kompanitë e veshjeve në Amerikë arrijnë të sjellin për shtatë ditë biznesi dhe me raste dhe për 10 ditë biznesi, veshjet deri në Shqipëri, ndërkohë që nga Evropa kjo kohë është më e reduktuar dhe shkon në 2–5 ditë biznesi. Ajo çfarë të mbetet të bësh, është vetëm të navigosh në internet për të gjetur sitin e kompanisë ku do të blesh rrobat dhe të sigurohesh nëse ata bëjnë transferta pakosh në Shqipëri. Më pas, procedura është e njëjtë pothuajse për të gjitha kompanitë. Kështu në çdo faqe interneti gjendet mënyra se si mund të hapësh një llogari tënden, duke vendosur emrin e e-meilit dhe pasuordin. Më pas duhet të regjistrosh të gjitha të dhënat e tua, duke filluar nga numri i telefonit dhe i fax-it, deri te numri i llogarisë apo i kartë-kreditit dhe adresën e shtëpisë. Për qytetarët në vende anëtare të BE-së, duhet të shënohet dhe shifra e TVSH–së me të cilën operohet në atë shtet. Në përfundim, të gjitha të dhënat konfirmohen nga kompania, e cila është mbi të gjitha e interesuar për kartë-kreditin dhe numrin e llogarisë dhe adresën e shtëpisë. Në momentin që bën porositë, në adresën në internet gjen dhe vlerën e transportit, e cila përfshihet në pagesë. Zakonisht pakot nga Amerika kushtojnë 100 dollarë deri në 150, ndërkohë që ato nga Evropa kushtojnë 50 euro deri në 70 euro. Më pas mbetet në dorën e shërbimit të shpejtë postar për të sjellë pakon tënde në shtëpi. Shumë nga kompanitë kanë të parashikuar dhe rastin e reklamimit të mallit dhe të japin mundësinë të kthesh mbrapsht rrobat dhe në rast se faji është i tyre marrin përsipër të gjitha përgjegjësitë.
Aida, si blej rroba te “Land’s End” me internet
Ju aplikoni shoping në internet, si funksionon ky lloj pazari?
Deri më sot mund të them se jam e kënaqur. Të gjitha porositë më kanë ardhur sipas premtimit, brenda shtatë ditëve dhe të rregullta pa asnjë dëmtim.
Si kryhet pagesa e rrobave?
Duhet të kesh patjetër një kartë-krediti, që njihet në Amerikë si Viza International apo Master Card. Pagimi bëhet nëpërmjet internetit dhe automatikisht ty të debitohet llogaria në bankë. Në pagesë përfshihet dhe transporti.
Bëni pazar vetëm te një kompani apo te disa?
Në fakt, jam kthyer në një kliente e rregullt e “Land’s End“–it në Amerikë, sepse më pëlqejnë rrobat e saj, por dhe atje ke mundësi të bësh provën e rrobave që porosit. Me anë të një manekini tridimensional, që ti i jep të dhënat e trupit tënd, ke mundësi të shikosh të gjitha rrobat që porosit dhe të jesh e sigurtë nëse rrinë mirë apo jo. Mbi të gjitha, kjo kompani ka krijuar eksperienca të mira me transportin e pakove në Shqipëri.