Moisiu kërkon qëndrimin e ushtrisë jashtë fushatës elektorale

29/05/2005 "Ka ankesa të shoqërimit të figurave politike në aktivitetet elektorale, të mos përsëriten më"
Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, në kuadër të takimeve në prag të fillimit të fushatës zgjedhore, zhvilloi një bisedë me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA-së Gjeneral-Lejtnant Pëllumb Qazimi dhe drejtues të struktuarve kryesore të ushtrisë sonë.
“Forcat e Armatosura, si qytetarë të nderuar të këtij vendi, janë të interesuara për mbarëvajtjen e tyre dhe kanë rastin të tregojnë edhe një herë se janë vërtet në nivelin profesional e qytetar të kohës, se janë ndarë përfundimisht nga mentalitetet e kaluara të shërbimeve politike”, u shpreh Moisiu. Presidenti Moisiu theksoi se Kushtetuta dhe ligji përcakton FA si organ të depolitizuar, që nuk kanë lidhje me partitë politike, me fushatat elektorale, me kandidatët, apo me elementë të tjerë elektoralë. “Është përgjegjësia juaj të mos lejoni që efektivat e FA të përdoren për aktivitete dytësore, që mund të jenë në interes të kandidatëve. Në aktivitete shtetërore shkojnë të gjithë, në aktivitete politike dhe elektorale, Kushtetuta dhe ligji ndalon pjesëmarrjen e organeve të depolitizuara, sikurse janë Forcat e Armatosura”, tha kreu i shtetit. Presidenti Moisiu kërkoi që ky mesazh të dërgohet edhe në nivelet e mesme dhe më të ulëta, në bazë ku janë ushtarët, të cilët kanë të drejtë ta shprehin mbështetjen e tyre politike vetëm përmes votës së fshehtë, më 3 korrik. Në takim u evidentua se ka patur ankesa të shoqërimit, që drejtuesit ushtarakë u bëjnë figurave politike në aktivitetet e tyre elektorale, ndofta pa qëllim, ndaj u kërkua që të mos përsëriten më.