E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbet, bie pjesemarrja ne protesta

Eshte shenuar nje renie e numrit te pjesemarresve ne protestat e serbeve kunder pavaresise se Kosoves ne veri te Mitrovices, nderkohe qe autoritetet sigurojne se situata eshte nen kontroll. Sipas raporteve te policise, me 18 shkurt numri i protestuesve ishte rreth 7.000, me 22 shkurt ishte 2.000, ndersa dje 500 vete. Ne dy ditet e fundit si incident ne veri te Mitrovices policia ka raportuar vetem "disa te shtena me arme zjarri pese minuta pas mesnates", ne fillimin e dites se djeshme. Incidentet me te renda ndodhen ne mesditen e 19 shkurtit, kur protestuesit serbe sulmuan dhe u vune flaken objekteve ne dy pika kufitare, si dhe gjate nates qe pasoi, kur pati tri shperthime dhe djegie te dy automjeteve te UNMIK-ut.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›