E Diel, 1 Nëntor 2026

Kokaina nga Panamaja në gjykatë dy autorët

15/05/2011  Oficeri anglez zbuloi skemën e trafikut

Armand Gavelli dhe Daniel Shima që trafikuan nga Panamaja në Tiranë një sasi prej 2.5 kilogramë kokainë janë marrë të pandehur nga Prokuroria dhe momentalisht çështja në ngarkim të tyre është dërguar në gjykatë. Ka qenë një informacion i Prokurorisë së Përgjithshme i përcjellë tek Krimet e Rënda ku një oficer kontakti i Mbretërisë së Bashkuar, pranë ambasadës angleze, sipas të cilit një sasi lënde narkotike e llojit kokainë, e cila duhet të jetë rreth 2.5 kilogramë është nisur nga Panamaja për në drejtim të Shqipërisë me anë të dërgesave UPS. Nga informacionet e grumbulluara kishte dyshime se subjektet e përfshira ishin disa shtetas shqiptarë, të cilët deri në këto momente janë identifikuar si Armando Gavelli, Arben Uku dhe Ilia Xoxe. Nga informacionet grumbulluara dërgesa do të bëhej nëpërmjet shoqërisë së dërgesave postare UPS. Gjithashtu lënda narkotike, e cila ishte evidentuar nga autoritetet amerikane në bashkëpunim me ato italiane do të dorëzohej personalisht nga oficeri i Policisë Gjyqësore i “Guardia Di Finanza” kapiteni Vito Sinforoso, i cili udhëtonte nga Roma, Itali në aeroportin e Rinasit. Pas vëzhgimeve dhe përgjimeve të personave të dyshuar është vërtetuar se autorët e këtij trafiku janë dy të pandehurit Armand Gavelli dhe Daniel Shima.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›