E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kokaina, skandal në Ligën spanjolle të futbollit

 

Telashe në kampionatin spanjoll. “Kokaina hyn në botën e futbollit”, është një nga titujt e shtypit iberik, që i ka dhënë hapësirë të madhe operacionit anti-drogë “Ciclon”, që ka nisur në Madrid, Alikante e Valencia. Një ndërhyrje e tillë e autoriteteve ka sjellë sekuestrimin e 600 kg kokaine dhe arrestimin e 11 personave. Mes këtyre, sipas burimeve hetuese të cituara nga media, është mbrojtësi i Rajo Valekanos, Karlos de la Vega, por dy dy ish-futbollistë të Herkules dhe të Atletiko Bilbaos, Pedrag Stankoviç e Jesus Emilio Diaz de Mer. Gjithashtu figuron edhe një agjent i FIFA-s, Zoran Matijeviç dhe një përfaqësues i futbollistëve, Pablo Akosta. Të gjithë janë thirrur për të dalë përpara gjykatësit Baltazar Garzon, që ka koordinuar hetimin e Prokurës së Antidrogës, të nisur në mesin e vitit 2008. Sipas hetuesve, 600 kilogramët e kokainës së sekuestruar ishin vetëm pjesa e parë e një serie të madhe, për të cilën rrjeti i trafikantëve kishte rënë dakord me shitësit kolumbianë. Destinacioni përfundimtar i drogës ishte Spanja dhe Franca. Zoran Matijeviç, me origjinë serbe e me kombësi franceze, aktualisht menaxher i FIFA-s, shihet si kreu i organizatës. Ai duhet të ketë përfituar nga udhëtimet e vazhdueshme në Amerikën e Jugut, për të lidhur negociatat dhe për të koordinuar operacionet e transportit të kokainës në Evropë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›