E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lorik Cana, “kundër” të kaluarës së Ari Hanit

 

Ajaksi i Amsterdamit, ish-skuadra e trajnerit aktual të Kombëtares shqiptare, holandezit Ari Han, është kundërshtari i Olimpikut të Marsejës të Lorik Cana, në një të tetat e Kupës UEFA.
 Ajaksi është i dyti ekip radhazi holandez, që do të përballet me Marsejën, por katër herë kampionët e Evropës, me të cilët Han ka fituar tri trofe, janë pa dyshim emër më i frikshëm se modestët e Tventes, pavarësisht se këta të fundit për momentin ndodhen më mirë në renditjen aktuale të kampionatit holandez.
Synimet
“Ne kemi ambicie të mëdha në këtë kompeticion. Kjo ndeshje na rifuti sërish në garë. Do të bëhemi akoma më shumë ambiciozë. Kemi dëshirë të shkojmë në finale”, - tha Cana pas kualifikimit të lodhshëm, që kërkoi 210 minuta lojë, plus penalltive. Mediat franceze i thurën elozhe rikthimit të bujshëm të kapitenit të Olimpikut të Marsejës dhe punës së jashtëzakonshme së shqiptarit kundër Tventes, që prodhoi edhe kualifikimin nga gjuajtjet e penalltive të skuadrës franceze.
Më i miri në fushë
Sipas faqes franceze foot1.com, mesfushori shqiptar ishte së bashku edhe me Ben Arfën, autorin e golit të shkëlqyer të Marsejës, që çoi skuadrat në kohën shtesë, dy lojtarët më të mirë të skuadrës. Te Loriku, i cili kthehej në aksion pas 60 ditëve, u pa dukshëm gjendja e mirë e kondicioni fizik, teksa Cana ia doli të neutralizojë me disa ndërhyrje vendimtare sulmuesin e Tventes, N’Kufo. “Ashtu siç e kishim dhe parashikuar, - tha Cana pas kualifikimit, - ishte një ndeshje e vështirë, me shumë përkushtim. Ishte me të vërtetë në kufijtë e të pamundurës të kërkoje kualifikimin, pasi Tvente nuk kishte fituar rastësisht në shtëpinë tonë (0-1). Për fat të mirë vendosëm ekuilibrat në kohën e duhur dhe tashmë ne jemi në të tetat e finaleve. Grupi tregoi solidaritet aq sa në fazën sulmuese ashtu dhe në atë mbrojtëse. Më pas, gjenia e Hatem Ben Arfës pagoi sakrificën tonë. Kjo ndeshje na rifuti sërish në garë. Do të bëhemi akoma më shumë ambiciozë. Kjo ndeshje (ajo kundër Tventes) do ta në shërbejë shumë. Lëshuam pak nga ana fizike, por fituam një mentalitet të madh”, - tha kapiteni i Marsejës për faqen zyrtare të klubit.

Në Kupë UEFA

Rikthehet kapiteni Lorik Cana dhe Olimpiku i Marsejës kualifikohet falë gjuajtjeve të penalltive për në çerekfinalet e Kupës UEFA. Cana gjatë një interviste para ndeshjes kishte pohuar se Marseja do t’ia dilte të kualifikohej. Skuadra franceze fitoi me Tuenten (0-1), ashtu siç kishin bërë dhe holandezët në ndeshjen e parë në Francë (0-1). Pas 90 minutave të dyta rezultati i përgjithshëm i dy takimeve shkoi në 1-1, duke i çuar dy skuadrat në kohën shtesë, ky nuk pati më gola. Në gjuajtjet e penalltive, Marseja fitoi 7-6, duke u kualifikuar për më tej. Lorik Cana, i cili e nisi takimin kundër Tuentes nga minuta e parë, sipas komentin e faqes zyrtare të Marsejës, bëri një punë të madhe në mbrojtje, duke nxjerrë jashtë loje sulmuesin kryesor të Tuentes, N’Kufo, ky i fundit humbi edhe penalltinë për formacionin e Stiv Meklarenit. Lorik Cana u zëvendësua në minutën e 94-t të takimit nga mesfushori tjetër shkatërrues i Marsejës, Modest M’Bami (realizoi me penallti).

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›