E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrau gruan,në qeli i moshuari

 

TIRANE – Qani Sherri, 78-vjeçari që vrau bashkëshorten Zenepe Sherri, 70-vjeçare, katër ditë më parë, do të qëndrojë në qeli deri në përfundim të hetimeve. Gjykata vendosi dje masën e sigurisë për të moshuarin, pasi iu komunikua akuza e “vrasjes me dashje”. Krimi i rëndë në familje ndodhi në orën 03:30 të datës 25 shkurt, kur 78-vjeçari pas një grindjeje që kishte pasur me bashkëshorten e ka mbytur atë duke i shtrënguar fytin. Shkak për grindjen ishte konflikti që kishte lindur mes tyre, pas kërkesës së viktimës për t’u rikthyer në fshatin Losnik të Pogradecit, prej nga kishte origjinën familja e tyre. Prej disa vitesh familja Sherri jetonte në një banesë në lagjen Sharrë të Tiranës, ndërsa grindja që përfundoi me vdekjen e të moshuarës kishte nisur rreth një orë më parë ndërsa ajo bënte gati valixhen. I moshuari, i prangosur, e ka pranuar autorësinë në krim dhe është shprehur i penduar. f.m.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›