Presidenti Topi homazhe te drejtuesja e Rruges se Paqes
Presidenti Bamir Topi dhe Zonja e Pare Teuta Topi te shoqeruar nga sekretari i pergjithshem Aleksander Flloko dhe drejtori i kabinetit Dashamir Xhaxhiu nderuan dje me dhimbje dhe respekt kujtimin e themelueses dhe drejtueses se qendres Rruga e Paqes lsquoShqiperi-Kosove-Maqedoni Merita Agalliu e cila u nda nga jeta ne menyre tragjike e te parakohshme. Ne homazhet e zhvilluara ne Qendren Kulturore te Forcave te Armatosura ne Tirane kreu i shtetit se bashku me Zonjen e Pare vendosi nje kurore me lule dhe u perul me respekt duke u shprehur ngushellimet djemve te afermve dhe bashkepunetoreve te njeres prej figurave te spikatura te bamiresise shqiptare e cila me perkushtim dhe altruizem themeloi dhe drejtoi per vite me radhe qendren Rruga e Paqes. Projekti i fundit ne te cilin e ndjera po punonte ishte Rruga e Mijevjecarit per Paqen nje nisme e Presidentit te Republikes per ndertimin e nje rruge ne Liqenin Artificial me pllaka te dhuruara nga presidentet e se gjithe botes ne nderim te 100-vjetorit te lindjes se Nene Terezes dhe shenjterimit te saj ne tetor 2010.