Kokaine ne pub-e, kapen 3 shperndares
Tirane-Nje sasi prej afro gjysme kilogrami kokaine, eshte sekuestruar nga policia e kryeqytetit, ne saje te nje operacioni per goditjen e nje grupi shperndaresish te lendeve narkotike. Pas nje pune hetimore per rreth 3 muaj te aktivitetit te disa te rinjve, mbremjen e se martes forcat e Antidroges, i kane kapur ata ne flagrance ne tentative per t'u shitur klienteve te tyre disa doza kokaine. Operacioni i policise u kodua "Smart", pasi gjate kontrollit ne nje automjet tip "Smart", qe kishte ne perdorim njeri prej shperndaresve, u gjet dhe sekuestrua nje sasi prej 408 grame lende narkotike, e dyshuar e llojit kokaine. Tre te arrestuarit si posedues te kesaj lende, jane Rubin Ceka 20 vjec, banues ne Peze te Vogel, Ali Lila 20 vjec, banues ne Ndroq dhe Zhaklin Krasniqi 26 vjec, banues ne Tirane, i njohur me pseudonimin "Zhaku", ne makinen e te cilit u gjet edhe sasia e lendes narkotike. Ky i fundit ishte i denuar edhe me pare per prodhim dhe shitje te lendeve narkotike. Tre te rinjte u ndaluan nga forcat e policise rreth ores 20.00 te mbremjes, ne "Rrugen e Elbasanit", ne oren qe nisnin edhe punen per shitjen e droges. Njeri prej te arrestuarve, Ali Lila, mesohet se ishte ushtar ne repartin e Forcave Tokesore te Zall-Herrit nr.1100. Ne baze te hetimeve te forcave te Antidroges, per nje periudhe 3 mujore rezultoi se tre te rinjte ishin shperndares te rregullt te kokaines, e cila pergatitej prej tyre ne doza te vogla dhe me pas iu shitej klienteve, te cilet e porosisnin. Si nje treg mjaft fitimprures, ata kishin gjetur ambientet e disa lokaleve te nates, kryesisht ne zonen e ish-Bllokut, tek "Rruga e Elbasanit", tek stacioni i trenit, tek rruga "Myslym Shyri", etj. Pas porosive qe merrnin me telefon nga klientet qe kryesisht ishin te rinj, te cilet frekuentonin lokalet e nates ne keto zona, ata kryenin edhe shperndarjen perkundrejt pageses per cdo doze. Policia ka mundur te zbuloje edhe nje baze te "tregtareve" te droges. Mesohet se ata kishin marre me qira nje banese ne rrugen "Myslym Shyri", ku edhe pergatisnin ndarjen ne doza te droges dhe me pas, shitjen e tyre ne zonat e piketuara. Policia ka nisur hetimet, per te zbuluar edhe personat e tjere, bashkepunetore ne kete aktivitet kriminal, si dhe origjinen e hyrjes se kesaj droge te forte ne vendin tone. Sipas policise, sasia e sekuestruar prej 408 grame kokaine, arrinte nje vlere ne treg prej 40 mije eurosh. Policia u ka sekuestruar te arrestuarve automjetin "Smart" me targa te huaja BAD 72 H, si dhe 6 telefona celulare. Te arrestuarit do te ndiqen penalisht per vepren penale te "prodhimit dhe shitjes se lendeve narkotike".