E Shtunë, 31 Tetor 2026

Migen Memelli starton nga minuta e pare

Ne ndeshjen shume te rendesishme qe zhvillon skuadra Norvegjeze Bran Bergen ndaj asja Suedeze Helsinborg,e vlefshme per Royal Lige,korcari Memelli do te jete ne formacionin baze re skuadres Bran.Ekipi norvegjez qe perfundoi e dyat kampionatin pas kampiones Rozenborg do te kerkoje fitoren e dyte neser ndaj skaudres suedeze te Henrik Larson,nje fitore e mundshme qe do ti jepte 6 pike ne dy ndeshje.Memelli ka besimin e trajnerit Mjelde i cili eshte shprehur me superlativa jo vetem per nivelin e treguar te sulmuesit shqiptar kur i eshte kerkuar sherbimi,por me teper me profesionalizmin e treguar gjate gjithe kampionatit.Sidomos kur eshte mbajtur ne stolin e rezervave edhe kur shenonte me shume gola se sulmuesit e tjere te ekipit.Per statistike ne kete sezon futbollistik qe lame pas ne 3 kompeticionet ku Bran mori pjese,ne kampionat,kupe dhe kupen UEFA Migen Memelli shenoi 8 gola qe e bejne ate shenuesin e dyte te ekipit pas Bengst Saternes me 11 gola,por ne nje minutazh 3 here me te madh se sulmuesi shqiptar.Ndeshja do zhvillohet neser pra ne date 26.11.06 dhe do te filloje ne ora 15.Kur jemi tek Royal Liga edhe skuadra e mesfushorit te talentuar Jahmir Hyka Rozenborg do te luaje ne Danimarke me skuadren e forte Odense.Jahmir Hyka do te jete i grumbulluar per kete takim por nuk do te filloje si titullar ashtu sic beri nje jave me pare.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›