Drino përmbyt 300 ha tokë
16/02/2005 GJIROKASTER - Reshjet e dëndura të shiut, që ranë prej 48 orësh në Jug të vendit, kanë penguar lëvizjen normale të automjeteve në rrugën kombëtare Tepelenë-Gjirokastër. Dalja e lumit Drino nga shtrati ka çuar në përmbytjen e 300 ha tokë, si edhe në lënien në errësirë të plotë të qytetit të gurtë, pasi nënstacioni elektrik është shumë pranë lumit. Shkak për daljet e shpeshta të lumit Drino nga shtrati i tij janë ndërtimet e shumta pa leje, që kanë dëmtuar infrastrukturën e tij.
Burime zyrtare të policisë lokale bënë të ditur nëse rruga në hyrje të qytetit të Gjirokastrës është e hapur vetëm me një kalim për automjetet, për shkak të daljes nga shtrati të ujërave të lumit Drino dhe liqenit në pikën turistike të Viroit.