“Koketimi” i politikës me religjionin
Ylber LILI
Maqedonia e humb dita-ditës betejën politike, atë tokësore dhe si zakonisht në këto rrethana kërkon ta fitojë atë qielloren. Ky është një mekanizëm tipik për sllavët e Ballkanit. Gati prej gjashtë shekujsh, serbët e kultivojnë këtë ide: e paskan humbur betejën e Kosovës nga turqit, por e paskan fituar atë hyjnoren dhe janë bërë popull qiellor!. Mbase ky konstatim është metaforik, prandaj e shoh të udhës të përdor një argument me realist, më tokësor. Politika maqedonase, për shkak të përpjekjes që të realizojë ide në fakt të parealizueshme, ka filluar ta humbë legjitimitetin në popull. Në këto rrethana kërkohet mbështetja e një faktori jopolitik, por që ka besueshmëri të lartë. Ky faktor është religjioni. "Koketimi" i politikës me religjionin e rrënon konceptin shekullar evropian për shtetin dhe vetvetiu i nxit konfliktet në një dimension të ri, atë religjioz që vetvetiu i globalizon çështjet. Kjo është një politikë shumë dinake, sepse hap një fushëbetejë të re kundër shqiptarëve. Betejat politike të humbura me kontekstin e ri historik, që garanton respektimin e të drejtave të njeriut, strategji kjo që krijoi hapësirë për ringjalljen e çështjes shqiptare, politikanët maqedonas, ashtu si edhe mentorët e tyre serbë, synojnë t'i rifitojnë në dimensionin fetar. Metoda është e qartë: bota qenka e polarizuar në të krishterë dhe myslimanë, perëndimi na qenkësh i krishterë si maqedonasit dhe serbët, ndërkaq shqiptarët myslimanë, prandaj ata kërkojnë misionin që t'i ndëshkojnë dhe t'i mbajnë nën kontroll armiqtë e Perëndimit, myslimanët, pra shqiptarët. Kjo metodë aq vulgare i neverit shtetet perëndimore që i ikin logjikës së kryqëzatave. Prandaj vlerësoj se këto mendje bëjnë gabime në të gjitha fushat, sepse një komb i paformuar nga aspekti qytetërues prodhon përfaqësues, po ashtu të paformuar që shpie në dështimin dhe rrënimin e shtetit.
Ta konkretizojmë, i ashtuquajturi - "Shkupi 2014", një projekt i dizajnuar në kabinetet e Qeverisë aktuale maqedonase është maja e Ajzbergut e dështimit të paralajmëruar të shtetit maqedonas. Në thelb është fotokopje e konceptit të Presidentit të parë maqedonas, Kiro Gligorov, i cili përmes Kushtetutës së vitit 1991 suspendoi elementët e legjitimimit të kapaciteteve historike, politike, kulturore, ekonomike, shoqërore të shqiptarëve.
Në këtë kontekst edhe tendenca e hapur e transformimit (rrënimit) të kryeqytetit të Maqedonisë është në funksion të ç'bërjes së elementëve identifikues të pjesës së kombit shqiptar në Maqedoni.
Pra, "Shkupi 2014" shërben si zgjatim i mendësisë dhe logjikës etnocentrike maqedonase, duke i mëshuar idesë së nacionalizmin klerikal. E thënë me fjalë të tjera, ky projekt anakronik teorikisht mëton t'i japë Shkupit "shkëlqimin" e identitetit të rrejshëm maqedonas me vendosjen e përmendores së Aleksandrit të Madh, ndërtimin e një kishe stërmadhe, plus vendosjen e dhjetëra "xhuxhëve" metalikë e të bronztë.
S'do mend që një projekt i tillë ka shkaktuar debat në opinionin publik, por edhe në qarqet politike, ngase përveç tendencës për maqedonizimin e Shkupit, kostoja është më e madhe sesa kaq.
Së pari një shtet që vërtitet mes bombës ekonomiko- sociale dhe marrëdhënieve të tendosura ndëretnike, nuk e ka luksin të shpenzojë shifra marramendëse. Kostoja e projektit varion nga 80 milionë euro që pohon Qeveria, në 200 milionë euro që akuzon opozita. Në kushtet e një krizë globale ekonomike, as shtete të fuqishme ekonomike nuk do e merrnin guximin të shpenzonin kaq shumë para.
Sakaq, Maqedonia një vend pa industri, me ekonomi të rrënuar, pa investime, që radhitet e fundit në rajon sa i përket rrogës mesatare, me papunësi në përmasa të frikshme, çuditërisht pjesën më të madhe të buxhetit e shpenzon për propagandë antike, përmes spoteve, filmave, skulpturave dhe uzurpimit të figurave historike të shqiptarëve, Nënë Terezës dhe Skënderbeut, Aleksandrit, etj. Kjo lajthitje maqedonase në thelb është gjithçka për asgjë, sepse gjurmët e antikitetit nuk figurojnë askund, as historinë e shqiptarëve nuk e zhbëjnë dot.
Së dyti, promovimi politik dhe mediatik i këtij projekti bëhet në kohën kur faktori ndërkombëtar këmbëngul duke ushtruar trysni dhe presion për zgjidhjen e problemit të emrit me Greqinë. Në këto rrethana, më shumë sesa përpjekje për tejkalimin e ngërçit, kemi matje forcash mes Shkupit zyrtar dhe Athinës, se kush nga ata ngre përmendore më të madhe të Aleksandrit të madh.
Së treti, Qeveria maqedonase përmes projektit "Shkupi 2014", sposton vëmendjen e opinionit të gjerë publik nga problemet reale që ata ballafaqohen. Bie fjala, aktualisht propaganda për projektin në fjalë ka nxjerrë jashtë funksionit problemet akute që lidhen me kohezionin e brendshëm. Më shumë hapësirë i jepet ndërtimit të grehinës së "xhuxhëve" në qendër të Shkupit sesa pasojave që mund të shkaktojë kjo nismë absurde në marrëdhëniet ndëretnike. Më tepër i kushtohet vëmendje trillit maqedonas për antikitetin sesa krizës ekonomike, sociale, politike dhe institucionale. Shumë më shumë i jepet përparësi retorikës dhe populizmit të pushtetarëve shqiptarë pa pushtet sesa migrimit masiv të shqiptarëve të Maqedonisë. Në këtë kontekst, Nikolla Gruevski dhe shpurra e tij me projektin "Shkupi 2014", përveçse ka si synim t'i hakërrehet historisë, apo të zhdukë çdo nishan të identitetin shqiptar në Shkup, kërkon gjithashtu të largojë vëmendjen nga multikrizat që i kanosen Maqedonisë.
Si përfundim, qeveritë maqedonase do të mbahen mend për dy momente: me trastën bosh ato blinin në vitin 2001 avionë dhe helikopterë kundër shqiptarëve dhe tani me paratë e shqiptarëve dhe të ndërkombëtarëve kërkojnë të vjedhin historinë e të tjerëve.