E Hënë, 2 Nëntor 2026

Butragenio: Saki nuk bëhet trajner

30/12/2004  

Emilio Butragenio, drejtori i përgjithshëm i Real Madrid ka shumë besim te skuadra e tij: "Barcelona? Kanë zhvilluar një sezon të mrekullueshëm dhe kanë bërë një hap shumë ekzaltues, por do të jetë një skuadër tjetër në pjesën e dytë të sezonit. Nuk mund të gabojmë, sepse për ne do të jetë fatale…".

- Cili do të jetë roli i Sakit në skuadër?

- Ai është në krye të klasifikimit të trajnerëve më të mirë në botë, ashtu si Lolo Sainz që është zotëri në basketboll. Unë do të kem shumë bashkëpunim me Sakin. Mendoj se detyra e trajnerit tonë, Garcia Remon, do të jetë më e lehtë. Kjo është shumë e rëndësishme.

- Çfarë shpreson nga viti 2005?

- Për të qenë realistë, nuk duhet të mashtrojmë veten. Ne jemi të gjithë të dashuruar me Real Madrid dhe duan që skuadra të japë gjithmonë më të mirën, por duhet të themi se 2004-a nuk ishte viti që ne shpresonim të ishte. Vitet e shkuara, në të njëjtën periudhë, kemi bërë një mbyllje pozitive. Ne ishim në pozicione favorizuese në të gjitha kompeticionet dhe ëndërronim se mund t`i fitonim të tre titujt. Por fundi ishte ndryshe, ne nuk fituam asnjë prej tyre dhe mund të them se pjesa e dytë e sezonit nuk ka qenë shumë e suksesshme për ne. Do ta fillojmë sezonin me shpresën që skuadra të kthehet në formën e dikurshme, me këtë dua të them se është e pamundur që një grup futbollistësh si ky yni, të ketë harruar të luajë futboll. Unë jam i bindur se së shpejti do të shohim një skuadër që argëton.

- E rëndësishme është të jenë të bashkuar.

- Duhet të jemi shumë të bashkuar dhe aq më tepër në këto momente të vështira. Jemi shpeshherë objektivi kryesor i shtypit. Është e rëndësishme të jemi të bashkuar, sepse në këtë mënyrë mund të besojmë më shumë për rezultate pozitive.

- Do të jetë protagonist Reali në merkaton e dimrit?

- Në teori mund të them se ndihesh shumë keq për situatën e krijuar, por ne kemi besim te futbollistët tanë dhe mendojmë se ata janë të aftë ta nxjerrin skuadrën jashtë këtyre situatave, kështuqë për momentin nuk kemi menduar për blerje të reja.

- Kohët e fundit ka patur spekullime se Saki mund të jetë gjithashtu edhe trajneri i skuadrës?

- Arrigo Saki ka ardhur në Madrid, me një detyrë të përcaktuar. Duhet të jeni të sigurtë se ai nuk do të jetë kurrë trajner. Mariano Garcia Remon është trajneri ynë dhe ai gëzon të gjithë mbështetjen tonë. Ne kemi detyrë t`i ofrojmë atij një skuadër solide, ndërsa ai duhet të drejtojë situatat.

- Largimi i Morientes nga Real është pothuajse i sigurtë. Cila do të jetë skuadra e tij e ardhshme?

- Për ne Morientes është një futbollist shumë i rëndësishëm. Ai është një nga qendërsulmuesit më të mirë në Evropë. Faktikisht në rolin e tij ne kemi disa futbollistë të zotë dhe është e vërtetë që ai nuk ka shumë hapësirë. Ai është një djalosh i mrekullueshëm. Gjithmonë ka qenë në shërbim të trajnerit. Nëse marrim një ofertë të rëndësishme do ta studiojmë, por për momentin, ashtu siç ka thënë edhe presidenti, asgjë nuk është konkrete. Sot ai është një futbollist i Real Madrid.

- Real Madrid ka gjetur më në fund, një qendër të re stërvitore, por më e rëndësishmja është se ka rigjetur fansat…

- Lëvizja për në Vistalegre ka qenë një hap shumë i mirë për ne. Është fantastike, sepse në çdo ndeshje stërvitore që ne zhvillojmë janë më shumë se 9.000 tifozë që na ndjekin. Futbollistët ndihen mirë, kur kanë mbështetjen e tifozëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›