Meta: Pas zgjedhjeve, PS dhe PD do të shkarkojnë kryetarët e tyre
30/12/2004 Në një intervistë ekskluzive për "Metropol", kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, është shprehur se zgjedhjet parlamentare të vitit 2005, nuk do të sjellin vetëm largimin e Nanos dhe Berishës nga pushteti, por dhe largimin e tyre nga drejtimi i partive respektive. Sipas Metës, pas zgjedhjeve, PS dhe PD, ose do të ndryshojnë kryetarët e tyre, ose do të shkojnë drejt një dekompozimi të plotë. Meta është shprehur kundër deklaratave se LSI do të bashkëpunojë me demokratët në zgjedhjet parlamentare apo në koalicionet paszgjedhore. Ai i ka cilësuar si Shrek të PS-së, ata që kanë hedhur parullat e një bashkëpunimi të tillë. Nga ana tjetër, Meta tha se nuk do të ketë as koalicion me socialistët, pasi në drejtimin e saj duhet një ndryshim i plotë. Në lidhje me atë, se Meta është larguar nga PS dhe ka marrë drejtimin e LSI-së, pa konkurruar më parë përballë Nanos, kreu i LSI-së tha se prej disa vitesh PS-ja është përfshirë nga manipulimi i degëve dhe i delegatëve. Ndërsa ka rikujtuar dhe një herë zhvillimin e kongresit, të cilësuar qesharak, të 12 dhjetorit 2003. Ndërkohë, për procesin zgjedhor të vitit 2005, Meta theksoi se policët nuk do të pranojnë të ndërhyjnë në zgjedhje, por do të angazhohen në ruajtjen e votës.
Zoti Meta, ju keni ndërmarrë një tur takimesh në bazë, ku keni shpalosuar programin e LSI-së. Mund të cilësohet kjo një fushatë elektorale dhe çfarë do të sjellë fushata zyrtare për zgjedhjet e përgjithshme?
Lëvizja Socialiste për Integrim aktualisht nuk është në fushatë elektorale, por është në një proces intesiv të formësimit të saj të vazhdueshëm. Askush nuk duhet të habitet me intensitetin e kësaj lëvizjeje, i cili ka për të qenë një nga tiparet themelore të kësaj force të re politike. Ndryshe do të na kishim quajtur edhe ne parti si gjithë të tjerat. Jo rastësisht e kemi konsideruar "Lëvizje". Vendi ka nevojë për një model të ri të forcave politike, larg bunkerizimit të tyre. Duhet të jemi në kuadrin e forcave që komunikojnë në mënyrë të pandërprerë me elektoratin, me votuesin, me publikun, me të gjithë ata të cilët janë të interesuar për një dinamikë të re të zhvillimit të Shqipërisë, pasi në Bashkimin Evropian nuk mund të integrohemi me hapin e breshkës, apo akoma më keq duke bërë hapa të rëndësishëm mbrapa, siç dhe ka ndodhur këto vite. Fushata zyrtare do të fillojë në atë kohë kur të gjitha forcat politike do të hyjnë në këtë fushatë dhe padyshim që fushata e LSI-së do të jetë krejt ndryshe, nga ato të forcave të tjera. Besoj se LSI-ja në fushatë do të dallojë tërësisht nga forcat e tjera dhe nga partitë të ashtuquajtura të mëdha, të cilat do të verifikohen qartë në zgjedhjet e ardhshme se nuk janë më të tilla. Cilido që ka iluzionet se ne morëm iniciativën për të krijuar një force të re për të qëndruar në politikë do të zhgënjehet në qershor përfundimisht. Ne krijuam një forcë të re për ta ndryshuar në mënyrë radikale politikën shqiptare të tranzicionit dhe për ta mbyllur një herë e mirë në qershor këtë fazë kaq të lodhshme, raskapitëse e shpresëvrasëse për shqiptarët, siç ka ndodhur dhe në këto vitet e fundit, që kanë sjellë në esenë atë pozicion të Shqipërisë në raport me inregrimin evropian që është inferior në krahasim me katër, pesë vite më parë, kur Shqipëria u përfshi në proceset e asociim-stabilizimit së bashku me Kroacinë dhe Maqedoninë. Mjafton të shohim se ku janë këto vende, për të kuptuar se tashmë kemi mbetur me grupin e vendeve që kanë probleme madhore të karakterit etnik, që lanë pasoja të mëdha në luftën që ka ndodhur në ish-Jugosllavi dhe në mosplotësimin e detyrimeve përcaktuese.
Kush është e reja që do të shpalosë LSI-ja?
Aktualisht LSI-ja është një forcë krejt ndryshe nga partitë e tjera, jo vetëm për sa i përket organizimit, se ishte e para që aplikon parimin "një anëtar, një votë". Mjafon të shikoni gazetën e LSI-së, "Integrimi", shikoni dhe gazetat e dy partive të tjera, për të parë ndryshimin e vizionit, mënyrën e komunikimit me publikun, kritikën dhe gjithë moralin e kësaj force politike për të vazhduar me atë që LSI është tashmë me problemet kryesore të qytetarëve dhe natyrisht është angazhuar për zgjidhjen e tyre.
Ju jeni shprehur se 2005-sa do të shënojë largimin e Nanos dhe Berishës. Ku e bazoni një deklaratë të tillë?
Kam bindjen absolute se viti 2005 do të shënojë largimin e Fatos Nano dhe Sali Berishës. Të gjithë e dimë se gjatë këtyre 14 vjetëve, ata kanë qenë përcaktues jo për shkak të aftësive të veçanta që kanë për sa i takon pozicionit të tyre, drejtimit që ata kanë realizuar në shtet apo në partitë e tyre politike, por dhe për arsyen se në një moment të caktuar ata u vendosën njëri nga Partia e Punës dhe tjetri në krye të një lëvizjeje, e cila u krijua për të përmbysur PPSH-në, por që përfundoi me krijimin e një partie tjetër totalitare, pasojat e së cilës po i shohim akoma dhe sot në jetën politike. Të dy këta politikanë kanë dominuar jo vetëm jetën politike, duke u bërë ekuivalent të dy binjakëve politikë dhe duke bërë dy parti binjake, por dhe për sa i takon modelit të demokracisë dhe moralit politik që ato përcjellin. Kjo pasqyrohet më mirë për sa i takon zgjedhjeve dhe demokracisë brenda skëtyre forcave politike. Fakti që ata vazhdojnë të rrinë dhe mbas 14 vjetësh, pavarësisht se dikush dëshiron ta shpjegojë se këta votohen kur Shqipëria nuk ecën në atë drejtim që duhet dhe i dëshiron shumica e shqiptarëve, është tregues i mospërparimit të demokracisë në Shqipëri, është tregues i degradimit të saj, është tregues i mosndërtimit të institucioneve në këtë vend dhe moskonsolidimit të tyre, duke bërë hapa mbrapa në të gjithë ekzekutivin shqiptar. Veçanërisht në këto vitet e fundit për shkak të prapambetjes që ka shënuar PS-ja, duke patur dhe një konsumim total, nga pushteti dhe qëndrimit në pushtetit, jo vetëm në moral të saj, por dhe të grupit që e ka uzurpuar këtë forcë politike. Pra, besoj se krijimi i LSI-së është rruga më efikase për të larguar dhe për të nxjerrë në pension këta dy politikanë dhe fenomenin që ata përfaqësojnë të dy së bashku në dominimin alternativ apo recipork të jetës politike, herë duke luftuar njëri-tjetrin dhe herë duke bashkëpunuar fshehtas dhe hapur me njëri-tjetrin.
Pse duhet të dalin në pensison? Sepse tashmë ka hyrë një forcë tjetër politike në vend, e cila ka përmasa dhe premisa të jashtëzakonshme dhe e cila është padyshim forca më premtuese më demokratike dhe më evropianizuese sot para shqiptarëve, për të thyer këtë strukturë politike, që i mban këta dy politikane dhe dy forcat politike, të cilat nuk prodhojnë më politikë, por vetëm personalizim të partive të tyre. Jam i bindur se në këtë moment, kur LSI-ja do të hyjë si forcë politike kryesore, këta dy politikanë nuk do të kenë më mundësi të kontrollojnë dhe dy partitë respektive. Ose do të qëndrojnë në krye të tyre, duke i vdekur ato përfundimisht, ose ata të cilët sot nuk mund të ndihen për shkak se ata kanë respektivisht një pushtet absolut, njëri duke kontrolluar pushtetin e institucioneve, tjetri duke monopolizuar institucionin e opozitës, do të ndryshojnë parti në mënyrë të plotë ose do të ketë një dekompozim.
Nano ka thënë që nga PS-ja ikën ata që nuk mund të konkurronin. Si ta vlerësojmë faktin se menjëherë pas ndarjes nga PS-ja jeni zgjedhur kryetari i LSI-së, ndërsa nuk keni konkurruar asnjëherë për kreun e PS-së?
Më parë në PS u vra demokracia dhe konkurrenca dhe gjithë shqiptarët e kuptojnë, sot, kur e kujtojnë Kongresin e kongresmenëve, pasi ai ishte një kongres që qeshën kongresmenët dhe besoj se qeshën me dhimbje ata që janë të majtë, pasi kjo shfaqje ishte e turpshme e papargjegjshme dhe mjaft komike, çfarë i ka dhuruar shqiptarëve kjo forcë politike pas Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të dhjetorit 2001. Vetëm konkurrencë që nuk ka pasur në të gjithë këtë proces, sidomos në dy tre vjetët e fundit brenda PS-së, ku gjithçka u uzurpua nga klani "Nano" dhe të gjithë ata që mendonin ndryshe u larguan. Ku të gjithë njerëzit që ishin në pushtetin vendor u shmangën dhe u vunë njerëzit më të korruptuar, gjë e cila shpjegon dhe humbjet e thella që pësoi PS-ja në bastionet e njohura të së majtës si Saranda, Lushnja, Korça dhe shumë rrethe të tjera dhe për absurditetet që ndodhën pastaj me shfaqjen përfundimtare të Kongresit, ku, këta që flasin për konkurrencë, nuk pranuan që kandidatët konkurrentë të ishin dhe anëtarë në komisionin e votimit, duke shkelur kështu statutin e PS-së dhe nuk pranuan që të bëheshin me votim të fshehtë për shumë propozime të rëndësishme, që do të sillnin kosto politike, siç ishte parimi "një anëtar, një votë", për të cilin, pasi e kundërshtuan me përbuzje në atë kongres, duke e refuzuar pas ofrimit nga ana jonë të shancit të fundit më 12 qershon në konferencën e Tiranës me anë të platformës të integrimit, tani dalin që gjoja do të zbatojnë këtë parim në një parti, ku tashmë nuk ka mbetur asnjë konkurrent përballë kryetarit aktual, pasi ai ka vendosur dominimin e plotë mbi të gjithë ata që kanë mbetur atje, ku një pjesë e madhe kanë pranuar komprometimin për shkak të kontrollit që ka Kryeministri aktual ndaj së kaluarës së tyre dhe ndaj organeve të drejtësisë që mund t'i përdorë në çdo moment siç dhe i ka paralajmëruar shumë prej tyre. Disa të tjerë kanë zgjedhur heshtjen dhe një lloj asnjanësie, duke mirëpritur ditën që kryetari aktual i PS-së, Fatos Nano, të mos jetë më kryeministër në mënyrë që gjithë ky personalizim që ka bërë për vite të tëra të kenë mundësi që t'ia shpërblejnë me mirënjohje, në thonjza.
Së fundi, LSI-ja është futur në disa formula koalicionesh paszgjedhore. Preç Zogaj ka thënë se "nuk përjashtohet koalicioni i LSI-së me PD-në". LZHK-ja është shprehur se nuk përjashton koalicion me LSI-në. Nano është shprehur se PD-ja bashkëpunon me LSI-në. Si i vlerësoni këto ftesa apo deklarata? A ka patur diskutime konkrete?
LSI-ja nuk synon të bëjë asnjë koalicion parazgjedhor për arsye sepse jemi një forcë thelbësisht e ndryshme jo vetëm nga PD-ja, si një forcë e djathtë, por dhe nga vetë PS-ja, e cila vetëm e majtë që nuk është duke u bërë përfaqësuese e monopoleve më të rrezikshme, që po korruptojnë të gjitha institucionet shtetërore dhe vendimmarrjen politike dhe po krijojnë polarizim me dy forcat politike, duke imponuar që LSI-ja të punojë për të krijuar vizionin e saj profilin e saj tërësisht të shkëputur nga këto dy forcat politike. LSI-ja e ka të domosdoshme të shikojë dhe verifikojë peshën dhe përkrahjen e saj elektorale. Kjo ka rëndësi të madhe jo vetëm për zgjedhjet e qershorit, por edhe në një plan afatgjatë dhe njëkohësisht ne do të kemi të gjitha shancet dhe mundësitë që LSI-ja të arrijë rezultate elektorale, që të mos ketë nevojë për të bërë asnjë aleancë me këto dy forca politike. Përpjekjet e disa drejtuesve "Shrek", të PS-së, për të paraqitur LSI-në si një partnere me PD-në, janë shoqëruar me diversione nga ana e PD-së dhe nga vetë Berisha, siç ishte dhe ftesa e tij, duke vlerësuar kontributet e mia për demokracinë në përvjetorin e formimit të PD-së. Të gjitha këto janë në sinkron të plotë, pasi këto dy forca politike kërkojnë që patjetër LSI-ja të pozicionohet ose me PS-në ose me PD-në, në mënyrë që të mos krijojë parashtrime politike në realitetin politik dhe për të mos rivalizuar të dyja këto forca politike, duke kërkuar që politika shqiptare të ngelet përsëri PD-PS. Por besoj se tashmë është krejtësisht e qartë se, LSI-ja është një forcë plitike, e cila nuk ka thyer vetëm jetën politike për të qenë partia e tretë, por dhe nuk ka hyrë për të fituar 10 apo 15 për qind të listës për deputetë, por ka hyrë me përgjegjësi të madhe politike për të ndryshuar këtë trealitet politik, për t'i dhënë fund regjimit dypartiak dhe jo demokrat në vend dhe për të sjellë një frymëmarrje të re në jetën e vendit dhe një moral të ri. Moralin e ndryshimit dhe ballafaqimit me problemet dhe të vërtetat dhe moralin e punës. Nuk mund të mbështetemi thjesht te pakënaqësia që mund të kenë votuesit ndaj njërës apo tjetrës palë, ku mes dy të këqijave janë detyruar të zgjedhin atë më të voglën. Besoj se në qershor shqiptarët do të marrin pjesë në votime dhe do të kenë mundësi të zgjedhin alternativën më të mirë dhe më të besueshme, siç është LSI. Lëvizjet e LZHK-së, apo dhe partive të tjera të majta dhe të djathta, tregojnë që ka nevojë për një ndryshim. Për të parë se sa këto forca do të arrijnë të bëjnë këto ndryshime, do të varet në mënyrë të veçantë nga aftësia që ata do të tregojnë për të mos bërë as për PS-në dhe as për PD-në, për arsye se mund të kenë të siguruar thjesht një deputet për grupet e tyre. Për sa i takon koalicionit me to ne jemi të vendosur që do të hyjmë dhe do të ballafaqohemi të vetëm me elektoratin. Kjo është një kërkesë e anëtarësisë dhe elektoratit tonë. Nuk ka arsye për të bërë koalicion, aq më tëpër në këto momente.
Zgjedhjet në Dushk konfirmun se LSI-ja doli forcë e tretë, me 15 për qind. Ndërkohë që PS-ja pretendon se këto zgjedhje ishin një test për gjithë vendin. Besoni se rezultati i Dushkut ishte një sonadazh paraprak për zgjedhjet e përgjithshme?
Zgjedhjet e Dushkut nuk i pamë si sfidë, sepse ishin zgjedhje të parëndësishme. Jo vetëm që nuk e ndryshonin qeverinë ditën tjetër, por dhe sepse kryetari i komunës nuk votohej. Kjo për ne ishte një sfidë fare lokale, dhe gjej rastin të theksoj se, pavarësisht nga angazhimi total i shtetit, qeverisë, policisë dhe SHISH-it, LSI-ja e Dushkut, dhe pse kishte vetëm dy javë që ishte krijuar, u konfirmua si një forcë politike me peshë. Besoj se krerët e PS-së e dinë shumë mirë se si kanë fituar atje. Duke u bazuar me këtë përvojë, socialistëve do t'u duhen nja 1 milion policë për të pasur rezultatin e Dushkut në të gjithë Shqipërinë në qershor, ashtu sikurse jam i bindur që vetë policia nuk do të pranojë të përdoret në zgjedhet e përgjithshme. Pasi të gjithë e dinë se një ditë pas zgjedhjeve kjo qeveri dhe PS-ja nuk do të jenë dhe askush nuk do të preferonte që të pëgjigjet para ligjit duke prekur votën e lirë.