E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri : "Nga 1 maji pagat e pedagogëve do të dyfishohen"

>Nga 1 maji i këtij viti pagat e të gjithë pedagogëve do të dyfishohen"- premtoi dje Berisha. Kryeministri Sali Berisha rikonfirmoi dje në qytetin e Elbasanit vëmëndjen e qeverisë që ai drejton ndaj arsimit, duke nënvizuar së ai do të jetë një  përparësi madhore dhe në në 3-4 vitet e ardhshme.I pranishëm në një takim me studentë të Universitetit "Aleksandër Xhuvani", Kreu i Ekzekutivit u ndal në mënyrë të veçantë në përpjekjet e jashtëzakonshme që janë bërë dhe do të bëhen për përmirësimin e pagave të pedagogëve dhe mësuesve , trajnimin dhe kualifikimin e tyre, duke deklaruar se, nga 1 maji i këtij viti pagat e të gjithë pedagogëve do të dyfishohen".
Mësuesit e ndjejnë vlerësimin që ju është bërë dhe kanë gatishmëri të madhe të ndjekin kurset e kualifikimit, në mënyrë që të përballojnë ngarkesën dhe nxënësit, tha Ai. Si dhe në shumë takime të tjera që Kryeministri i vendit ka zhvilluar muajt e fundit në disa qytete dhe komuna të Shqipërisë, edhe këtë herë ai nuk harroi të përmëndë përkushtimin që qeveria e tij i ka dhënë përdorimit të internetit, duke nënvizuar se ai është i vlefshëm për çdo moshë dhe për shumë fusha. Ai kujtoi se 3 vjet më parë, kur shpalli nismën internet në çdo shkollë, nuk  qenë të paktë ata të cilët nuk besuan. "Unë isha i vetëdijshëm se ky vend ka njëmijë e një halle, por nuk mund të pranoja që kompjuteri dhe interneti të ishin një mollë e ndalur për fëmijët shqiptarë, tha ai për të vijuar se,  për një pjesë të madhe të tyre, duke mos pasur mundësitë të kenë kompjuter e internet në shtëpi, ne vendosëm tua çojmë ato në shkollë, në mënyrë që ata të lundrojnë në internet". Në marsin e këtij viti interneti shtrihet në të gjitha shkollat e Shqipërisë. Duke lundruar në internet, rinia merr botën në duart e saj. Ndaj, unë do ti qëndroj kësaj politike", tha Kryeministri. Ai garantoi se në përpjekjen për Shqipërinë në moshën dixhitale, hapi tjetër shumë i fuqishëm, do të jetë në drejtim të studentëve. Ne nuk i ndahemi moshës dixhitale, ajo është mosha e shpejtësisë, e lehtësisë, e disponibilitetit të dijeve universale, mosha me të cilën mund të shkëputemi me shpejtësi të madhe nga trashëgimia që na pengon", tha ai. Drejtim i dytë i madh, vlerësoi z. Berisha, "do të jetë ecja me shpejtësi të madhe në drejtim të shtrimit dhe përhapjes së këtij projekti. Ne kemi qenë në nivele shumë të dobëta. Në vitin 2005 kemi pasur vetëm 4.8 për qind të hyrjes së IT-së në shoqërinë tonë. Këtë vit arrijmë mesataren botërore me 22 për qind. Mesatarja europiane është 42 për qind, ndërkohë që SHBA-të e kanë 74 për qind. Unë ju jap fjalën se do të shënojmë mesataren më të lartë. Si drejtim themelor  z. Berisha, përmëndi  hapjen ndaj kontributit të sektorit privat në arsim.
     "Vlera monetare që qarkullon sektori privat në një orë, nuk e qarkullojnë dot të gjitha qeveritë e botës në një vit. Ua dhashë këtë shembull për të treguar se cila është fuqia e këtij sektori. Unë jam i frymëzuar nga shembulli amerikan. SHBA-të kanë universitetet më të mira. Nëse klikoni, vini re që ndër 10 universitetet më të mira botërore, 6 ose 7 janë amerikane. Sistemi i tyre është më i mirë, është sistemi financues më i mirë. SHBA-ja ka një buxhet financues për arsimin e lartë 3.2 për qind të GDP-së, ndër të cilat 1.3 i ka nga sektori federal dhe gjithë pjesën tjetër nga sektori privat. Edhe ne duhet të gjejmë rrugët dhe të hapemi drejt kontributit sa më të madh të sektorit privat në arsim", tha Kryeministri.  'Ky udhëtim është një garë e lodhshme dhe e vështirë, por me shumë motivim dhe vlera. Në këtë kontekst, është në detyrën tonë të studiojmë dhe të shohim cilat janë fushat ku ne mund të ecim më shpejt, cilësoi Kryeministri, duke shtuar se  mund të ecim shpejt në arsim.  "E vërteta është se i kemi të gjitha mundësitë. Ne mund të ecim me shpejtësi në klimën e biznesin dhe vendosjen e praktikave më të mira për të. Faktikisht këtë gjë po e bëjmë", tha Kryeministri Berisha, duke garantuar se projektet e senatit dhe të dekanateve do të kenë mbështetjen e plotë të qeverisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›