Tirana, asambleja zgjedh anetaret
Asambleja e Jashtezakonshme e ekipit te Tiranes, eshte mbledhur te henen ne mbremje dhe ka perzgjedhur anetaret e rinj. Mbledhja e Asamblese se Jashtezakonshme eshte zhvilluar, pa marre miratimin e bashkise, si pronare legjitime e klubit. Gjithsesi, ne mbledhje kane qene te pranishem lojtaret dhe njeri prej donatoreve, Refik Halili. Kane munguar donatoret e tjere, Shefikat Ngjela dhe Agron Papuli, por edhe Avni Nuri qe nuk duket prej nje viti. Mes te perzgjedhurve te Asamblese se ekipit te Tiranes, ishte ne krye te listes Presidenti i Republikes Bamir Topi, i njohur si tifoz i ekipit, si dhe emrat e te gjithe donatoreve. Pas disa diteve pritet te perzgjidhet edhe kryesia e klubit. Gjithsesi, sipas legjislacionit ne fuqi, ekipi i Tiranes funksionon si te gjitha ekipet e tjera dhe financohet ne baze te kontrates, qe kane nenshkruar donatoret me klubin, i cili vazhdon te jete ne varesi te bashkise. Gjate ketij viti pritet kthimi i klubit ne sh.a, dhe pas ketij momenti pritet qe futbolli te perjetoje ndryshimet e nevojshme, per te pasur nje ecuri me pozitive te ekipeve te futbollit ne vecanti, dhe te sporteve te tjera.