Libertatea e Bukureshtit dhe Kosova ime e dashur
Në kuadrin e rubrikës radiofonike “Antena partidelor parlamentare” (Antena e partive parlamentare), një përfaqësues i lartë theksoi se “mospjesëmarrja e Rumanisë në samitin e Varshavës i ka sjellë dëm të madh diplomatik këtij vendi” (3 mars 2011). Të vijë Obama nga Amerika deri në një vend që ndodhet në afërsi të Rumanisë, e të mos shkosh ta takosh në cilësi të presidentit, nuk është vetëm një lajthitje diplomatike por edhe një gabim politik që mund t’i kushtojë shtrenjtë, ngase një gjest i tillë prej çilimiu (për t’ia bërë qejfin Beogradit antishqiptar), e vë në dyshim miqësinë politike ndërmjet Bukureshtit dhe Washingtonit. Një diplomat rumun na porosit mos të merremi me presidentin e një vendi që s’e njeh pavarësinë e Kosovës, ngase mund ta pësosh fatin e Naum Veqilharxhit, varri i të cilit nuk dihet sot e kësaj dite, për të cilin dyshohet se e likuiduan grekët kur pat vajtur ta shpërndajë Abetaren e tij në Konstantinopojë. Ne s’e kemi ndërmend askënd ta demoralizojmë nga pala shqiptare që na admiron për përfaqësimin e Kosovës për herë të parë në historinë e këtij vendi mik, ngase ka kodra e kodra mes rumunëve e shqiptarëve që i likuidojnë më parë të vetit se sa të huajtë (siç e likuiduan Jorgën, Antoneskun, Çausheskun, Bajram Currin, Ahmet Krasniqin etj.), dhe rusëve, grekëve e serbëve që i likuidojnë të huajt. Kjo ishte e dyta, kurse tani pason e para: Më 1 qershor të këtij viti, në kuadrin e rubrikës “Fjala e lirë”, botuar në të përditshmen e famshme rumune “Libertatea” (e shpërndarë vetëm në Bukuresht në një tirazh prej rreth 200 mijë ekzemplarësh, dhe e lexuar nga njëmilion vetë në krejt vendin), gazetari i mirënjohur Florian Bichir (koordonator), boton artikullin “Bakiu, kosovari im i dashur”, me këtë përmbajtje: “Përmes një propagande perverse serbe, shqiptarët dhe sidomos ata të Kosovës, konsiderohen në Rumani si do përbindësha. Bisha kosovare që thithin gjakun e të pafajshmëve. Historia ndërkaq e dëshmon të kundërtën. Serbët e invokojnë vlerën e padiskutueshme të patrimonit të tyre kulturor në Kosovë: manastiret dhe kishat e Pejës (1250), Graçanica (1321), Deçani (1327). Në anën tjetër, shqiptarët pohojnë se kanë banuar atje para ardhjes së sllavëve në Gadishullin Ballkanik, dhe, në çdo rast, para pushtimit të Kosovës nga ana e Serbisë. Shqiptarët konsiderohen si pasardhës të drejtpërdrejtë të ilirëve, që okuponin në Antikitet një territor të gjerë të Siujdhesës Ballkanike, përpara vërshimit të sllavëve në këtë zonë.
Më rumanisht thënë, kur kanë ardhur serbët, ilirët (shqiptarët) ishin në trojet e tyre. Një nga miqtë më të mirë të mi është Baki Ymeri, një poet i ndjeshëm me origjinë të dyfishtë, por edhe një mbrojtës i zjarrtë i shqiptarëve të Kosovës. Viteve të fundit boton së bashku me shkrimtarin Tiberius Puiu revistën “Kosova”, e botuar për herë të parë në Konstancë më 1932. Me një afsh të jashtëzakonshëm patriotik, Baki Ymeri mund të të flasë ditë të tëra për stërgjyshërit e tij: “Çdo krahasim i Kosovës me Harghitën dhe Kovaznën (e Transilvanisë) është një marrëzi. Kosova është motra binjake e Basarabisë. Këtë duhet ta kuptoni një herë e përgjithmonë, njerëz të mirë!” Me siguri që historia, nëse jo e jona, së paku ajo e Shqipërisë, do t’i shënojë diku përpjekjet kolosale të Bakiut. Deri atëherë, po e ndajmë miqësinë tonë, ndërsa unë nuk e harroj kurrë Nikolla Jorgën që theksonte se “shqiptarët janë kushërinjtë më të mirë të rumunëve”.
Historia është duke i shpërblyer shqiptarët duke ua rikthyer identitetin kombëtar dhe trojet që i gëzojnë/Artikullin e lexojnë në on line 854 vetë brenda një dite dhe e dekorojnë dhjetra komente pro dhe kundër. Dy komentet e para i fshimë si pasojë e fjalorit të ngarkuar me shprehje vulgare. Nja 2-3 vetë theksojnë gjoja se shqiptarët e Kosovës paskan shëmbëlltyrë negative në Evropë, pas të cilëve vijnë rumunët, gjoja se Kosova i përket Serbisë e jo Shqipërisë, gjoja se shqiptarët nuk qenkan fis me rumunët ngase janë myslimanë, pas të cilëve pasojnë komentues të tjerë që theksojnë se Basescu gabon që s’e njeh Kosovën, edhe pse ka merita që u rekomandoi serbëve të votojnë Europën (përmes Tadiqit) dhe jo Rusinë (përmes Nikoliqit), se historia është duke i shpërblyer shqiptarët duke ua rikthyer identitetin kombëtar dhe trojet që i gëzojnë. Ndër dashamirët e mëdhenj të Kosovës dhe Shqipërisë në kuadrin e rubrikës me komente shquhen emra të vërtetë dhe pseudonime si Mona Agrigoroaiei, Eminescu, Dumitru, Tudor Vladimirescu, Mariana, Vulturul (Shqiponja, respektivisht autori i këtij shkrimi), i cili përmend faktin se serbët kanë kryer gjenocidin dhe holokaustin e parë kundër njerëzimit duke i djegur lokalitetet dhe duke i vrarë dhe dëbuar shqiptarët e Toplicës, pas të cilëve vijnë gjenocidi turk kundër armenëve, holokausti antihebraik dhe etnocidi serb kundër shqiptarëve të Kosovës (1989/99). Shqiptarët duhet të bëjnë çmos për rikthimin e tyre në trojet e tyre etnike ndërmjet Kosovës dhe Nishit, duke kërkuar garancë nga Serbia se nuk do të prekët trojet e huaja dhe të drejtat e njeriut, siç u turpërua në të gjitha betejat e saja të humbura e të padrejta si pasojë e shovinizmit të tyre të tërbuar.