Liri Berisha vizitë për të mbështetur fëmijët në nevojë
Liri Berisha ka vizituar dje qytetin e Fierit. Si presidente e "Fondacionit Fëmijët Shqiptarë ", zonja e kreut të qeverisë shqiptare ka qenë e ftuara speciale në 10-vjetorin e shkollës jopublike "Numani". "Si do të përgatiteni ju sot, ashtu do të jetë e ardhmja e vendit tonë nesër", u është drejtuar Liri Berisha, nxënësve të pranishëm në aktivitetin, ku ishte e ftuar.
Zonja Berisha ka përfituar nga vizita e saj, për të shprehur mbështetjen dhe për 5 fëmijë të mbetur jetimë, që jetojnë në Levan. "Sot në bashkëpunim me fondacionin fëmijët shqiptar dhe me disa organizata të tjera do të ndihmojmë pesë fëmijë jetimë të Levanit, që janë pa nënë e pa baba, të cilët jetojnë në kushte ekonomike të vështira. Ne do t‘i integrojmë këta fëmijë, jo vetëm në shkollë, por edhe në sigurimin e veshmbathjes, ushqimit, si dhe orendive të tyre në shtëpi", ka thënë Liri Berisha.
Pesë jetimët që do të ndihmohen janë nga familja Ruçi. Fëmijët fillimisht humbën babanë e tyre në një aksident, dhe një vit më pas e ëma ndërroi jetë nga një sëmundje e rëndë. Të vegjlit ndjekin mësimet në shkollën 9-vjeçare të Levanit, ndërsa marrin të ardhura vetëm nga pensioni i të atit. Gëzimi, më i madhi i tyre është vetëm 14 vjeç, dhe i duhet të kujdeset dhe për mbarëvajtjen ekonomike të familjes, ndërsa e motra, Valbona në klasën e 6-të, duhet të bëhet amvisë për motrat dhe vëllezërit e saj.