Monica Genesin: Dashuria ime për gjuhën shqipe
Një takim i rastit e bëri ta lidhte jetën me gjuhën shqipe. Monica Genesi e studionte shqipen në Itali në një kohë që për vendin tonë të izoluar nga diktatura, dinin shumë pak. Sot Genesi është pjesë e katedrës së Gjuhës Shqipe në Universitetin e Salentos në Leçe. Këto ditë ndodhet në Tiranë bashkë me studiuesin gjerman, Ioachim Matzinger. Kanë ardhur të vazhdojnë ekspeditën e nisur dy vjet më parë në Veri të Shqipërisë. Kanë takuar banorë, kanë bërë regjistrime e kanë botuar edhe një libër mbi këtë rajon. Albanologia ka botuar disa studime mbi gjuhën shqipe. Në intervistën e mëposhtme ajo tregon qasjen ndaj gjuhës tonë dhe interesin në rritje për kulturën shqiptare.
Si lindi interesi juaj për gjuhën shqipe e më tej për kulturën shqiptare?
Takimi im i parë me kulturën shqiptare ka ndodhur në Podova, ku kam njohur profesor Xhovani Batista Pelegrinin, një romanist shumë i njohur në Itali. Kishte një interes të veçantë për gjuhët ballkanike, e sidomos për gjuhën shqipe. Në Universitetin e Padovës kishte një traditë më të hershme për studimin e gjuhës shqipe. Ishte kjo rastësi që më shtyu të studioj shqipen. Atëkohë, Shqipëria ishte nën komunizëm dhe ne nuk kishim shumë informacione për këtë vend. Ishte veçse një pikë në hartën gjeografike, ndonëse jo larg nga Italia. Atëherë kishte shumë kuriozitet për të studiuar këtë gjuhë dhe kulturën e këtij populli të panjohur për ne. Interesi im u rrit edhe më shumë pasi studiova me profesor Françesko Altimarin në Universitetin e Kalabrisë, e më tej e në Monako. Kam kërkuar artikuj të ndryshëm mbi historinë e gjuhës shqipe, një nga aspektet për të cilin interesohem më shumë. Tashmë jap mësim në Universitetin e Salentos në Leçe. Është një katedër e vogël, por që plotëson kërkesat e një komuniteti shqiptar jo të vogël që jeton aty.
Janë më së shumti shqiptarë apo italianë studentët në katedrën tuaj?
Ne kemi studentë shqiptarë(ata që kanë vetëm pak vite që jetojnë në Itali e të tjerë, fëmijë emigrantësh që kanë vite që jetojnë aty) të cilët janë të interesuar për të studiuar gjuhën dhe kulturën e origjinës. Por ka edhe studentë italianë, për të cilët duhet thënë se është i vështirë mësimi i shqipes. Megjithatë, kanë shumë entuziazëm. Për këtë arsye ne organizojmë çdo vit ekspedita njëjavore në Shqipëri, sepse besojmë që studentët duhet ta prekin nga afër këtë realitet gjuhësor dhe kulturor.
A parashikohen projekte të veçanta që studentët të praktikojnë njohuritë që marrin mbi gjuhën shqipe?
Vitin e shkuar, katedra e gjuhës shqipe bashkëpunoi me studentët e Vlorës dhe Tiranës për një projekt të financuar nga "Interreg III", i quajtur "Promalba". Shtatëmbëdhjetë studentë të diplomuar përkthyen disa libra nga shqipja në italisht dhe anasjelltas. Mes tyre kishte dhe botime të rëndësishme si libri mbi pasardhësit e Skënderbeut në Itali, i vetmi përkthim italisht i librit të Luan Starovës "Urbani ballkanik", një libër i Aurel Plasarit etj. Por gjithashtu, u përkthye nga italishtja në shqip një antologji e autorëve italianë të ‘800-‘900 që njihen shumë pak.
Para dy vitesh, me një grup studiuesish keni ndërmarrë një ekspeditë në Veriun e Shqipërisë. Cila ka qenë qëllimi i këtij studimi?
Ka qenë një ekspeditë shkencore ndërkombëtare e realizuar në Malësinë e Madhe. Kishim për qëllim të mblidhnim materiale dialektore, kemi bërë regjistrime, kemi folur me njerëzit atje. Ishte një studim interesant, të cilin e kemi përmbledhur në një libër të titulluar "Shqipëria e Veriut". Po ashtu në bashkëpunim me "Oservatorio Balkaniko" u realizua një dokumentar, i shfaqur muajin e shkuar në Festivalin Ndërkombëtar të Kinematografisë në Trento.
Pse zgjodhët pikërisht Veriun dhe dialektin gegë?
Ishim kuriozë të shihnim se si ishte situata në rajonin e Veriut, aty kishim edhe më së shumti kontaktet. E shoqja e Martin Camajt na ka ndihmuar shumë për realizimin e ekspeditës. Gjatë kohës së qëndrimit kemi bërë sondazhe, kemi shirita me regjistrime, të cilat i kemi ruajtur për leksione me studentët. Në të ardhmen do të donim të bënim edhe ekspedita të tjera në Veriperëndim, por ndoshta edhe në Jug. Ne nuk jemi ekspertë të dialektologjisë dhe nuk u nisëm me idenë për të bërë studime të mirëfillta për standardin dhe raportin e tij me dialektin e gegërishtes. Ne na interesonte e folura e këtyre njerëzve edhe në pikëpamje sociologjike.
Në këtë pikëpamje, çfarë situate gjuhësore gjetët atje?
Ka nivele të ndryshme të të folurit. Është shumë interesante të kuptosh ndryshimet që ndodhin në varësi të bashkëbiseduesit që kanë përballë. Kur flasin mes njëri-tjetrit, flasin gegërishten e variantit të Malësisë, kur u duhet të flasin me dikë që vjen nga jashtë, në të folurën e tyre dallon një miks mes standardit dhe dialektit. Dialekti geg është veçanërisht i ruajtur ndër të vjetrit, ndërsa të rinjtë tentojnë drejt standardit.
"Shqipëria e Veriut" është vetëm një përshkrim gjuhësor i këtyre trevave?
Libri realizuar në bashkëpunim me albanologun gjerman Ioachim Matzinger, është rezultat i ekspeditës ku merrnin pjesë austriakë, holandezë, italianë. Po ashtu kishim thirrur edhe specialistë për të kompletuar volumin, për të dhënë një aspekt të Shqipërisë në pikëpamje gjuhësore, historike, arkitektonike. Botimi është i destinuar për një publik që nuk e njeh Shqipërinë e Veriut dhe është botuar në Gjermani.
Lexoni letërsi shqipe?
Po, sigurisht. Ndër autorët e mi të parapëlqyer janë Migjeni, Koliqi dhe Kuteli. Kanë varietet temash dhe janë shumë interesant në pikëpamje gjuhësore. Veçanërisht Kuteli. Por janë shumë të vështirë për t‘u përkthyer. Ndërsa nga shkrimtarët bashkëkohorë njoh Kadarenë.