Kolegji: “ Berisha nuk i është drejtuar Aneta Ramës”
25/05/2010 Gjykata e Lartë “rrëzon” me shumicë votash nënën e Edi Ramës
TIRANË – Dështon në Gjykatën e Lartë përpjekja e nënës së Edi Ramës për të paditur për të ndjekur penalisht për shpifje kryeministrin e vendit Sali Berisha. Pas një seance që zgjati të paktën 3 orë me diskutime, kolegji pena i drejtuiar nga Sariana Fullani, vendposi të pushoi çështjen. Vendimi është marr me shumicë votash që do të thotë se kanë votuar pro rrëzimit të padisë 3 ose 4 gjyqtarë. Megjithatë nga ana e Gjykatës edhe pas shpalljes së vendimit paraprakisht nuk është bërë e ditur mënyra e voztimit. Një gjë e till do të bëhjet në momentin që të zbardhet vendimi me arsyetimet përkatëse të shumicës dh etë pakicës. Burime nga bredna seancës bëjnë të ditur se kolegji ka marr parasysh pretendimet e palës mbrojtëse të kryeministrit. Sipas avokates së numrit një të qeverisë, deklarimet e bëra publike në seanc plenare nga ai nuk i janë drejtuar nënës së edi Ramës, por liderit të partisë më të madhe opozitare. Për kolegjin penal ofendimet që bëhen mes dy lidërve politik nuk mund të konsiderohen vepër penale. Ky ka qenë edhe thelbi i vendimit të djeshëm për pushimin e çështjes. “Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë arsyetoi se: “vepra penale e pretenduar nga ankuesja Aneta Rama, nuk i kundërdrejtohet asaj’, në bazë të nenit 290 - 291 të Kodit të Procedurës Penale, vendosi: “Mosfillimin e procedimit penal ndaj shtetasit Sali Berisha për veprën penale të shpifjes së kryer botërisht, të parashikuar në nenin 120/2 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, në dëm të kërkueses Aneta Rama.
Padia në dhjetor 2009
Ka qenë data 18 dhjetor 2009 kur Aneta Rama, me kopjet e gazetave të përditshme që përmbanin fjalimet e Sali Berishës, i është drejtuar kryetares së Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçi, të padisë kryeministrin për fyerjet ndaj familjes së saj. “Në cilësinë e personit të dëmtuar nga vepra penale e kryer, me anën e kësaj kërkese për gjykim shpreh vullnetin tim për të gjykuar shtetasin Sali Ram Berisha, me detyrë kryeministër i Republikës së Shqipërisë, pasi botërisht ka konsumuar në dëmin tim veprën penale të shpifjes, parashikuar nga neni 120/2 i Kodit Penal”, - thuhej në fillim të kërkesë-padisë që do të përfaqësohet nga avokatët Arian Salati dhe Eno Bushi. Zonja Rama sqaron në kërkesë-padi se deklarata e Berishës se Edi Rama është kuruar për 10 vjet nga sëmundja e skizofrenisë është një shpifje dhe trillim.