E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olldashi: Edi Rama e ka përdorur Tiranën sipas interesave të Koço Kokëdhimës dhe Dash Pezës

Ministri i transporteve Sokoll Olldashi ka reaguar menjëherë pas deklaratës së Ramës se vendimet e KRRTRSH ishin të turpshme. Sipas Olldashit deklarata e Ramës është e pavërtetë duke shtuar se qeveria nuk ka bllokuar projektin për planin e Tiranës. 

Olldashi u shprehur se: “Kryekaragjozi i Bashkisë tha se KRRTRSH ka dhënë leje ndërtimi në 2750 hektarë që përfshin rajonin e Vorë, Prezë dhe Berxull. Ajo që kemi miratuar ne është vetëm detyra e projektimit për studimin rajonal, bazuar në një studim të mëparshëm të hapësirës Tirane – Durrës”. 

Ai shtoi gjithashtu se është detyrë projektimi që do të drejtoje Planin Rregullues të kësaj zone. Duke u sqaruar se nuk bëhet fjalë që të jetë dhënë apo miratuar ndonjë leje ndërtimi. Olldashi theksoi se janë miratuar vetëm kritere se si duhet të zhvillohet kjo zonë, në mënyrë që të mos përsëriten me zhvillime të pakontrolluara dhe as copëzim i territoreve në modelin e pullave të Koço Kokëdhimës apo Dash Pezës. 

Olldashi akuzoi Ramën duke u shprehur se: “Kryekaragjozi i Bashkisë deklaroi se Sali Berisha mban prej një viti në sirtar Planin Rregullues të Tiranës. Ky është vetëm një mashtrim i paskrupullt, lehtësisht i verifikueshëm nga cilido”. 

Më tëj sqaron se plani rregullues i Tiranës duhet të kishte mbaruar që në 28 shkurt të vitit 2006. Thuhet se ka mbaruar në fund të shtatorit 2008, por ende nuk kemi asnjë gjurmë të këtij plani, me përjashtim të kioskës pa leje që u ndërtuar për qëllime elektorale në Sheshin Skënderbe. 

Olldashi shtoi theksoi se: “Nëse Kryetari i Bashkisë e ka më në fund gati planin që ua ka premtuar kryeqytetasve që më 2000, ai duhet ta paraqesë atë për miratim në Këshillin Bashkiak. Pasi të marrë miratimin e tij, e paraqet në KRT e Bashkisë. Pas kësaj në KRT e Qarkut Tiranë”. 

Gjithashtu ai shtoi se, “Kkryetari i Bashkisë që ka mbjellë në Tiranë vetëm ato pemë plastike të kompanive celulare, na akuzoi  se paskemi shkatërruar 34 hektarë ullishte në farkë”. 

Ministri i transporteve Sokoll Olldashi sqaroi se vendimi i dhënë për një zonë të Farkës është tërësisht në përputhje me studimin, nuk prek asnjë rrënjë jo ulli, por as shkurre. Duke shtuar se janë zhvillime të harmonizuara dhe që mbajnë parasysh ndikimin e tërthortë që kanë në kryeqytet. 

Ai shprehet se modeli i mbajtjes peng të Tiranës për interesa të ndyra të klientëve dhe xhepave të Edi Ramës, nuk është modeli ynë, nuk është modeli për të cilin votuan shqiptarët, që e kanë të qartë dallimin mes njerëzve që bëjnë punë dhe atyre që lehin duke parë punën e të tjerëve, shprehet ministri Olldashi menjëherë pas deklaratës së Ramës.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›