E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Kolegji Zgjedhor”, betohen tek Topi



Anëtarët e Kolegjit Zgjedhor u betuan dje para Presidentit të Republikës, Bamir Topi, për respektimin e ligjit gjatë zgjedhjeve të përgjithshme të 28 qershorit 2009. Në një ceremoni zyrtare të zhvilluar dje në Pallatin e Brigadave, anëtarët e Kolegjit Zgjedhor: Astrit Kalaja, Dhurata Haveri, Entela Prifti, Marie Qiriazi, Meriban Mullaj, Petraq Koço, Sashenka Jonuzi dhe Tom Ndreca u betuan para kreut të shtetit "për respektimin, mbrojtjen dhe bindjen ndaj Kushtetutës, ndaj ligjeve të vendit në respektimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve, në përmbushje të detyrimeve në mënyrë të paanshme, të drejtë dhe pa favorizuar ndonjë person ose parti". Këshilli i Lartë i Drejtësisë (KLD), nëpërmjet shortit me gogla, zgjodhi dje tetë gjyqtarët që do të përbëjnë Kolegjin Zgjedhor, një strukturë e rëndësishme për shqyrtimin e ankesave të subjekteve politike gjatë procesit për zgjedhjet e reja parlamentare të 28 qershorit. Të pranishëm në ceremoninë e betimit ishin kryetarja e Gjykatës së Lartë, znj. Shpresa Beçaj, Avokati i Popullit, z. Ermir Dobjani, anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe anëtarë të kabinetit të Presidentit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›