E Diel, 1 Nëntor 2026

Patozi: Komision dypalësh për monitorimin e 28 qershorit



PD-ja pranon kërkesën e socialistëve për monitorim të zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit. Mazhoranca është e gatshme për ngritjen e një komisioni parlamentar për monitorimin e procesit të përgatitjes të zgjedhjeve së ardhshme. Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi, bëri të ditur dje: “Grupi parlamentar i Partisë Demokratike mirëpret nismën e grupit parlamentar të PS-së për ngritjen e një komisioni të posaçëm parlamentar për monitorimin e zgjedhjeve”. Sipas tij: “Zgjedhjet e lira janë prioriteti ynë absolut dhe ne, - shtoi ai, - e konsiderojmë kërkesën e opozitës për të pasur më shumë akses në monitorimin e infrastrukturës zgjedhore si legjitime dhe si kërkesë të arsyeshme”. Më tej ai sqaroi: “Ky komision duhet të ngrihet nga 2 bashkëkryetarë, një përfaqësues nga mazhoranca parlamentare dhe një përfaqësues nga opozita”. Deklarata e Patozit bëhet në kuadër të deklaratës së bërë nga kryetari i PS-së, Edi Rama, dje. Rama kërkoi të drejtën për mbikëqyrjen e procesit zgjedhor, veçanërisht për probleme si listat zgjedhore dhe dublimet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›