E Diel, 1 Nëntor 2026

Kolegji Zgjedhor përballoi presionin e rrugës, presidenti Topi hesht ndaj thirrjeve për dhunimin e votës së qytetarëve

07-06-2011 / Gazeta 55

Vëzhgimi

Presidenti i Republikës Bamir Topi shfrytëzoi mbërritjen e një anije luftarake në Vlorë më 30 maj, për t’i dhënë mesazhe të qarta drejtësisë shqiptare dhe konkretisht Kolegjit Zgjedhor, që të respektojë integritetin moral dhe ligjor në vendimin për rezultatin e Tiranës. Pavarësisht se mesazhi i kreut të shtetit nga disa analistë u pa edhe si një lloj presioni indirekt ndaj Kolegjit Zgjedhor, me argumentin se përpara një vendimi të drejtësisë më mirë është të heshtet, duke e parë atë më dashamirësinë më të madhe, sot ai nuk duhet dhe aq negativ.
“Jemi në pritje, pikërisht të këtij momenti, kur institucionet e ligjit duhet të thonë fjalën e tyre. Pra, nuk jemi në atë situatë kur një institucion i konsideruar epror do të gjykojë dhe do të flas në emër të tyre. Jo, ata duhet të flasin dhe do të flasin duke pasur në konsideratë statusin e tyre, statusi i tyre është shumë i rëndësishëm. Është status ligjor, por është edhe status moral, sepse duhet të ketë një përshtatshmëri mes integritetit moral, profesional dhe ligjor, të gjitha këto japin standardin e arrirë”, tha Topi para marrjes së vendimit nga Kolegji Zgjedhor.
Pyetja pas këtij prononcimi dhe sidomos pas deklaratës së djeshme të trojkës në Tiranë, ku ju bë thirrje klasës politike që të respektojë vendimet e Kolegjit Zgjedhor dhe se partitë duhet të vënë interesat kombëtare mbi ato politike dhe personale, është se përse Presidenti nuk bën të njëjtën gjë me partitë politike, sikundër veproi dhe trojka e ambasadorëve. Pasi, në fund të fundit, ai e ka më të lehtë t’i bëjë apel politikës shqiptare me që qëndron mbi palët, sesa drejtësisë që e ka të qartë detyrën e vet.
Disa analistë thonë se e gjitha kjo ka të bëjë me votën e hedhur gabimisht të kreut të shtetit më tetë maj. Të tjerë thonë se duhet të presim përfundimin e procesit në Kolegj. Presidenti, ashtu si kundër dhe trojka, mund të kishte folur.
Megjithatë le të presim. Zakonisht kreu i shtetit ka folur vonë, si më 28 qershor të vitit 2009 ashtu edhe në raste të tjera.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›