Kolegji Zgjedhor rrezohet PD. Neser vendimi per PS

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar Partinë Demokratike në kërkesën për një fletë votimi të unifikuar në rang kombëtar për këshillat bashkiakë. Selia blu kërkonte që në letër të shënoheshin siglat e të 22 partive përbërëse të koalicionit të saj dhe 24 të Aleancës për të Ardhmen, pavarësisht se ndonjeri prej këtyre subjeketeve mund të mos garonte në ndonjë zone të caktuar.
Modeli i unifikuar i fletës do të reduktonte dukshëm koston dhe kohën e prodhimit të saj sipas të djathtëve. Kërkesa argumentohej gjithashtu me faktin se për këshilltarët bashkiakë, zgjedhësit votojnë vetëm për partinë dhe jo emra konkretë.Por Kolegji e ka parë të paarsyeshëm këtë variant.
Pak minuta më pas, Kolegji ka marrë në shqyrtim dhe ankesat e socialistëve po për fletët e votimit, verdikti për të cilat do të jepet të shtunën paradite. Selia rozë kërkon që të rikthehet për votimim në KQZ miratimi i formatit të fletëve, i miratuar në mungesë të anëtarëve të majtë vetëm me 4 vota nga 5 që kërkohen. Po ashtu kërkohet që në fletë koalicioni opozitar të mos siglohet thjesht me inicialet “AA” por me siglat e të gjithë partive përbërëse.
Gjykata e zgjedhjeve, ndrysha nga praktika e zakonshme elektorale, është vënë në punë nga partitë kryesore që para mbajtjes së tyre. Do të jetë ky institucion që do të përcaktojë modelin përfundimtar të fletës duke i hapur rrugë kështu KQZ-së të nisë në kohë prodhimin 7 milion fletëve të votimit.
Elona Gjylmi