E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tragjedia e Shkopetit rifillojne kerkimet per tre viktimat

Pas ndërprerjes së kërkimeve mesnatën e mbrëmshme për gjetjen e pasagjerëve të makinës që ra në ujrat e liqenit të Shkopetit operacionet e kërkimit kanë filluar sërish mëngjesin e sotëm nga polumbarët e mbërritur në vendin e ngjarjes nga Tirana.

Në makinën me targa të Tiranës që përfundoi në ujrat e liqenit të Shkopetit mendohet se udhëtonin tre persona dhe ajo ishte në pronësi të mjekut kirurg të spitalit të Bulqizës, Tahir Alku 65 vjeç. Pas aksidentit, ku mendohet të kenë humbur jetën tre persona mbeten të vështira operacionet e kërkimit për shkak të terrenit të thyer dhe thellësisë së ujit.

Kërkimet kanë filluar mesditën e djeshme rreth orës 15.00 dhe ato do të vazhojnë me forca të përforcuara në ujë, ndërsa përgjatë bregut vijojnë kërkimet nga banorët e zonës.

Olgera Muka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›