Kartat dhe pasaportat sportelet jane te hapura edhe pasdite

Qendrat e aplikimit për dokumentat biometrike të identifikimit janë të hapura edhe gjatë pasdites, për t’u shërbyer shtetasve që duhet të pajisen me kartën e identitetit dhe pasaportën biometrike.
Që prej kësaj jave, ministria e Brendshme dhe kompania koncensionare e dokumentave të identifikimit kanë vendosur që sportelet e tyre të shërbejnë me orare të zgjatura për t’iu përgjigjur kërkesës së shtetasve për t’u paisur me dokumentat e identifikimit, të vlefshme edhe për zgjedhjet lokale të 8 majit.
Zv/ministri i Brendshëm, Ferdinand Poni sqaron për Albanian Screen se zgjatja e orareve i përgjigjet kërkesës për paisjen me dokumenta biometrikë identifikimi. Deri tani, mbi 2.6 milionë shtetas kanë aplikuar për kartën e identitetit dhe e kanë tërhequr atë mbi 2.4 milionë. Ndërsa për pasaportën biometrike kanë aplikuar 1 milionë e 684 mijë shtetas dhe e kanë tërhequr atë nga drejtoritë e policisë në qarqe 1 milionë e 560 mijë prej tyre.
Mbi 200 qendra aplikimi për dokumentat biometrikë funksionojnë në të gjithë vendin, ndërsa ky shërbim prej disa javës kryhet edhe në Selanik e Athinë.
Denada Shkodrani