E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta ne Korce prezanton kandidatet e LSI-se

Kreu i LSI-së Ilir Meta ka mbërritur në Korçë në mbështetje të kandidatit të “Aleancës për Qytetarin” për kryetar bashkie, Andrea Mano. Meta ka shpallur listën e kandidatëve që forca politike që ai drejton ka për këshillin bashkiak të Korçës duke shprehur bindjen se në 8 maj, fitorja do të jetë e “Aleancës për Qytetarin”.

“Nuk është detyra e kryebashkiakëve që të jenë në llogoren e parë të luftës politike, por është detyra e tyre që të jenë qytetarët e parë të qyteteve të tyre. Dhe unë besoj se Andrea Mano i ka të gjitha këto cilësi për të cilat e meriton votën e Korçës dhe do ta marrë më 8 maj”- tha kreu i LSI-së, Ilir Meta.

Meta ka nënvizuar se partia e tij si dhe aleatët e saj mbështesin Manon sepse ai do të punojë për Korçën e vërtetë, për Korçën e traditës dhe jo për Korçën e betonizuar të rivalit të tij socialist. LSI, nënvizoi Meta, mbështet kandidatin Andrea Mano për të vazhduar bashkëqeverisjen në interes të qytetarëve.

Jorgjeta Gjançi                        

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›