Kolegji Zgjedhor, sot vendimi përfundimtar për zgjedhjet në Tiranë
08/07/2011 PS i rikthehet kërkesës së saj për pavlefshmëri të procesit
Pas tërheqjes së një dite më parë, Partia Socialiste i është rikthyer kërkesës së saj për pavlefshmërinë e procesit zgjedhor në Tiranë. Në seancën e djeshme Kolegji Zgjedhor për 4 orë ka dëgjuar pretendimet e palëve të interesuara në padinë e PS-së, ku i kërkon Kolegjit që të urdhërojë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të marrë në shqyrtim kërkesën e PS-së për shpalljen të pavlefshëm të vendimit që shpalli fitues me 92 vota Lulzim Bashën dhe të hedhë poshtë rezultatin e zgjedhjeve vendore në Tiranë. Përveç kësaj, gjatë parashtrimit të provave të saj, PS-ja vendosi që ta shtrijë objektin e padisë së djeshme, gjë që solli dhe reagime nga palët e interesuara në këtë çështje. Gjatë shqyrtimit të padisë, avokati i PS-së, Damian Gjiknuri, në pretendimin e tij se KQZ-ja veproi në mënyrë joligjore dhe arbitrare për mosmarrjen në shqyrtim të ankimimit që iu paraqit nga PS-ja, e shtriu objektin e padisë duke i kërkuar trupës gjykuese që të vendosë mbi pavlefshmërinë e gjithë procesit. “Përveç kërkesës tonë për detyrimin e KQZ të shqyrtojë pretendimin tonë, ne ia lëmë në dorë Kolegjit të vendosë, qoftë edhe për ta konstatuar vetë pavlefshmërinë e këtij procesi. Nëse e ka vullnetin, ajo mundet edhe sot të shpallë pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Tiranë”, tha Gjiknuri. Por kërkesa e Gjiknurit u kundërshtua nga avokati i PD-së, Ivi Kaso. “Me këtë kërkesëpadi subjekti zgjedhor Partia Socialiste është në traditën më të mirë të tij, në keqbesim me Kolegjin Zgjedhor, sepse kërkimi i tij është në kundërshtim të hapur me atë që parashikon ligji. Kodi Zgjedhor ka të shkruar të zezë mbi të bardhë se nuk ka rivendosje në afat. Të kundërtën do paditësi: të vendosë kërkesën për pavlefshmëri në afat, d.m.th atë që nuk e bëri në kohën, në vendin dhe në afatin e caktuar me ligj”, tha Kaso. Pavarësisht pretendimeve, Kolegji pasi u tërhoq për një vendim, vendosi që t’i pranojë provat e paraqitura nga Partia Socialiste. Kështu pas 4 orësh shqyrtimi të provave të palëve të interesuara është tërhequr për të dhënë një vendim, të cilin do ta japë sot në orën 10:00. Kolegji do të vendosë nëse do ta pranojë apo jo padinë e dytë të PS-së, atë të 2 korrikut, ku kërkohet që Kolegji të urdhërojë KQZ-në të shqyrtojë kërkesën ankimore për pavlefshmëri.
Nga avokati i PD-së, Ivi Kaso,
Ja arsyet pse Kolegji duhet t’i thotë “jo” padisë së PS-së:
Referimi i palës paditëse tek neni 161, për të “peshkuar” një afat të dytë, është absurd dhe i kundërligjshëm. Afati 3-ditor i nenit 161 të Kodit i referohet miratimit të tabelës në përfundim të shqyrtimit të bashkuar nga KQZ-ja dhe eventualisht Kolegji Zgjedhor, të kërkesave për rezultat dhe pavlefshmëri në një zonë zgjedhore, në përputhje me nenin 160 dhe pjesët X dhe XI të Kodit, dhe kur në përfundim të këtij procesi ankimor, një apo më shumë QV-janë shpallur të pavlefshme. Në atë moment, dhe vetëm atëherë, KQZ ka mundësinë që sipas nenit 161 të Kodit, të masë ndikimin e QV-ve të shpallura të pavlefshme në caktimin e mandatit dhe të urdhërojë përsëritjen e zgjedhjeve. Ky është një moment i dytë, për një kërkim për përsëritje zgjedhjesh, i ndryshëm nga ai i nenit 160 që ka lidhje me shpalljen si të pavlefshme të zgjedhjeve. Mjafton në këtë rast të shihet formulimi i shkronja “c” dhe “ç” të nenit 24 të Kodit Zgjedhor, për ta pasur të qartë këtë dallim. Në këtë moment pavlefshmëritë janë fakt i kryer dhe bazë për vendimin për përsëritje të zgjedhjeve dhe jo anasjelltas.
Kjo analizë na çon në konkluzionin se jemi përpara një qëllimi: për të shpallur pavlefshmëri në karshillëk me ligjin. Gjatë shqyrtimit gjyqësor të kësaj çështjeje më 6 korrik, subjekti paditës hoqi dorë nga vazhdimi i gjykimit të kësaj çështjeje. Kujdes të nderuar anëtarë të trupit gjykues! Paditësi po kërkon që të shfuqizojë Kodin Zgjedhor dhe rekomandimin e OSBE/ODIHR-it, duke keqpërdorur të drejtën e tij të ankimit dhe pushtetin e Kolegjit Zgjedhor. Ai kërkon të shkallmojë procedurën e apelimit hierarkik të njohur nga Kodi Zgjedhor dhe ta zëvendësojë atë me ankimim me procedurë të kundërligjshme të ankimimit konkurrues. Paditësi po kërkon t’ju fusë me zor në “forum shopping”, që është fenomeni juridik të cilin OSCE/ODIHR dhe Komisioni i Venecias e konsiderojnë si armikun numër 1 të procesit të rregullt ligjor. Paditësi ju ka mbytur gjatë kësaj faze të procesit postzgjedhor me atë që ky dokument e quan “frivolous complaints – ankimime të pathemelta”. Nga analiza e mësipërme vlerësojmë se nuk ka mbetur gjë që të shihet dhe vendoset gjyqësisht. Problemin më të madh ne si subjekt i interesuar nuk e kemi pasur me përballjen në Kolegj, por me pozicionin recidivist të paditësit. I njëjti argument është shkruar keq herën e parë dhe akoma më keq herën e dytë. Kanë edhe një problem të dytë sepse ‘Drejtësia ndihmon vigjilentët, dhe jo ata që flenë mbi të drejtat e tyre’. Si konkluzion, me këtë kërkesëpadi subjekti zgjedhor Partia Socialiste është në traditën më të mirë të tij, në keqbesim me Kolegjin Zgjedhor, sepse kërkimi i tij është në kundërshtim të hapur me atë që parashikon ligji. Kodi Zgjedhor ka të shkruar të zezë mbi të bardhë se nuk ka rivendosje në afat. Të kundërtën do paditësi: të vendosë kërkesën për pavlefshmëri në afat d.m.th atë që nuk e bëri në kohën, në vendin dhe në afatin e caktuar me ligj. Në këto akrobaci, presioni dhe buja janë të vetmet argumente që ka paditësi, sepse sot provoi për të disatën herë se nuk ka asnjë argument, fakt apo provë juridike në mbështetje të kërkimeve të tij. Për sa më sipër, i kërkojmë gjykatës rrëzimin e kërkesëpadisë së paraqitur nga Partia Socialiste, si të pambështetur në prova dhe në ligj.
Debat 1
Eridian Saliani bën një shpjegim të shifrave që nuk përputhen sipas qendrave të votimit të pasqyruara në 284 tabela, numër ky që përputhet me numrin e përgjithshëm që PS kërkon pavlefshmëri.
Sashenka Jonuzi – E çfarë pretendimi ngrini me këto tabela? (Shpërthejnë të qeshurat në sallë.)
Arian Saliani, PS – Ju lutem, zonja gjykatëse, mos bëni pyetje provokuese që shkaktojnë reagime, zbatoni detyrën tuaj dhe mos ndërhyni duke provokuar avokatët. Është joetike sjellja juaj, zonja gjykatëse.
Sashenka Jonuzi – Unë nuk provokova askënd dhe nuk ishte qëllimi aty. Dhe është detyrë e çdo gjykatësi që të pyesë për çdo provë apo argument që na paraqitet nga të gjitha palët e përfshira në këtë gjykim. Ne po ju dëgjojmë me vëmendje, dhe s’ju përket juve të gjykoni ata që ju gjykojnë.
Dhurata Haveri
Nëse këto tabela që po i demonstroni i keni të përmbledhura, na i dorëzoni neve, dhe i shqyrtojmë vetë. Nëse e konsideroni këtë si provim në shkollë, këtu është puna juaj. Por neve na duhet të na i vini në dispozicion në formën e fakteve që ju keni në lidhje me shkeljet që pretendoni.
Damian Gjiknuri
Përveç kërkesës sonë për detyrimin e KQZ të shqyrtojë pretendimin tonë, ne ia lëmë në dorë Kolegjit të vendosë, qoftë edhe për ta konstatuar vetë pavlefshmërinë e këtij procesi. Nëse e ka vullnetin, ajo mundet edhe sot të shpallë pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Tiranë.
Ivi Kaso, PD
Kam dy pyetje për palën paditëse mbi ato çfarë tha deri tani. Duke e konsideruar objektin e padisë, pala paditëse në atë çfarë kërkon, tërhiqet nga objekti i saj paditës?
Damian Gjiknuri
Ne ia lëmë në dorë gjykatës për ta shqyrtuar kërkesën tonë. (Drejtohet nga trupa e gjykatës.) Nëse ju e çmoni se ne duhet të shkojmë në KQZ duke humbur kohë, atëherë në rregull. Por gjithsesi ne ju kërkojmë se duhet ta çmoni kërkesën tonë nga ju vetë, pa pasur nevojë që të dëgjoni ato çfarë themi ne këtu.
Ivi kaso - Kërkoni që kjo kërkesë të kthehet në KQZ?
Damian Gjiknuri – Po!
Dëshira Pasku, KQZ
Sipas nenit 130, është kompetencë e KQZ në lidhje me shqyrtimin, legjitimi i ankuesit dhe respektimi i afatit për ankim. Ky verifikim u bë për të dyja. Lidhur me kompetencën, KQZ konkludon se kërkesa duhet të paraqitet pranë Kolegjit dhe jo pranë KQZ. Nuk plotësohet edhe kushti për afatin kohor. Një nga elementët që përcakton neni 150, germa c, është afati. Afati për kërkesë ankimore për pavlefshmëri është ezauruar në datën 26.5.2011. Mosplotësimi i kushtit ligjor për afat solli për pasojë edhe rrëzimin e kërkesës ankimore të PS për sa i përket objektit për pavlefshmërinë e zgjedhjeve. Kërkesëpadia e PS është e pambështetur në ligj edhe për pasojë duhet të rrëzohet.
Eno Bushi, PS
Me vendimin tuaj 1158 çfarë ka shpallur KQZ-ja?
Dëshira Pasku – S’është ky objekti i padisë sot. Nëse ju duhet një përgjigje, shikojeni vetë.
Sashenka Jonuzi – E kuptoj gjendjen tuaj të tensionuar, por ju duhet të përgjigjeni qetësisht. S’mund të lejojmë sjellje të tilla këtu. Nëse ju nuk e dini përgjigjen, atëherë po jua them unë atë. Pasi vendimi 1158 dhe 1160 janë dy vendime të njëllojta, dhe që të dy janë e njëjta gjë. Ju mbase nuk e keni me shkrim atë, apo ndoshta edhe s’e mbani mend, por ne e kemi këtu para tavolinës. Ndaj mbajini emocionet dhe përqendrohuni të pyetja që ju drejtua.
Arian Saliati, PS
Meqë ju referuat gjatë fjalës tuaj vendimin 711 të KQZ-së, a ekziston sot ky vendim?
Ivi Kaso, PD
Më lini kohën e duhur që t’ju përgjigjem pa më ndërprerë. Dikur ai ka ekzistuar. Dhe në atë kohë ai ka prodhuar një tabelë që është agregat i këtij vendimi që është këtu. Me këto tabela që kanë paraqitur këtu, paditësit po dënojnë me vdekje votuesit e votat e tyre, pasi nuk ndodh në asnjë praktikë zgjedhore që numëruesit të bëjnë rakordancat me shifrat. Ne nuk na duhen tabelat, por shifrat.
Damian Gjiknuri
Parimi stalinist ku s’ka rëndësi kush voton, por ka rëndësi ai që numëron, tani merr formë. Ne nuk po dënojmë me vdekje votat, por janë dispozitat ndërkombëtare zgjedhore që na detyrojnë që duhet t’u bazohemi vetëm tabelave dhe shifrave të pasqyruara aty. Pasi është i vetmi matës i legjitimitetit të një procesi zgjedhor.