Kuvendi miraton buxhetin e vitit dhe regjistrimin e popullsisë
08/07/2011 Opozita bojkoton sërish, Parlamenti miraton dhe amendamentet e PDIU
Me 71 vota pro, deputetët e mazhorancës i thanë dje “po” miratimit të projektligjit për regjistrimin e popullsisë dhe regjistrimin e banesave. Në seancën e djeshme plenare opozita mungoi sërish, si pasojë e shpalljes së bojkotit ndaj punimeve të Kuvendit, që pas zgjedhjeve lokale të 8 majit. Në votim u përfshi dhe amendamenti i PDIU-së, i cili kishte të bënte me një riformulim të pikës 16 të ligjit. Duke e konsideruar këtë si një përpjekje për ta bërë procesin sa më transparent dhe të besueshëm, kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, në fjalën e tij në foltoren e Kuvendit u shpreh se “ne shpresojmë dhe besojmë që rregullimet që do t’i bëhen projektligjit do e bëjnë atë më të besueshëm. PDIU vijon betejën politike, nëse do të futen elementet objektive apo subjektive në formularin e radhës”. Më pas, kreu i partisë së çamëve theksoi se refuzimi i rremë ose deklarimi i rremë i popullsisë të dënohet me gjobë. Ndërsa për ministrin për Inovacionin, Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimin, Genc Pollo, ndryshimet në ligjin “Për regjistrimin e përgjithshëm të popullsisë dhe banesave” janë një detyrim i qeverisë shqiptare, në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit. Në këtë kuadër, tha ai, amendimet në ligjin e mësipërm, i miratuar fillimisht nga Parlamenti në vitin 2000, synojnë që të dhënat e përfituara të shërbejnë për efekt statistikor dhe jo për t’u përdorur nga regjistri i zgjedhësve. Gjithashtu Kuvendi miratoi me 73 vota pro në parim projektligjin “Për disa ndryshime në ligjin nr. 10.355, datë 2.12.2010 “Për buxhetin e vitit 2011”. Në fjalën e tij, ministri i Financave, Ritvan Bode, bëri të ditur se në tërësi parashikohet që gjatë vitit 2011 ekonomia do të ketë një rritje reale prej rreth 5%. Ai vlerësoi se përgjatë vitit 2010 tregu i punës shënoi një rritje në numrin e të punësuarve me rreth 16 mijë persona, ndërsa shkalla e papunësisë ka shfaqur shenja rënëse në tremujorin e tretë dhe të katërt të vitit 2010. Bode tha se projekti për rishikimin e buxhetit 2011 synon ruajtjen e deficitit buxhetor në respekt të mbajtjes së nivelit të borxhit publik nën 60% të PBB, duke synuar njëkohësisht ruajtjen e një mjedisi të stabilizuar makroekonomik, si dhe vijimin e politikës së rritjes së rrogave dhe pensioneve.
Rritja ekonomike
“Gjithashtu parashikohet që kërkesa e jashtme të japë një kontribut pozitiv në rritjen ekonomike të vitit 2011 në tërësi, por në nivele mjaft më të moderuara se kontributi i dhënë gjatë vitit 2010. Krahasuar me realizimin e vitit 2010, të ardhurat totale për vitin 2011 parashikohet të rriten me 5.9%. Krahasuar me buxhetin fillestar të viti 2011, ky parashikim i të ardhurave totale konsiston në një reduktim prej 18.3 miliardë lekë”, tha ministri i Financave.
Abuzimi me regjistrimin
Ministri Pollo shprehu dje keqardhjen e tij për abuzimin që është bërë prej shumë kohësh me këtë çështje, madje, siç tha ai, dhe nga persona publikë. “Është për të ardhur keq abuzimi me këtë çështje dhe nga shumë persona publikë, përfshirë dhe disa zyrtarë që përpiqen të përbaltin çdo punë të mirë që ndershmërisht përpiqemi të bëjmë. Është angazhimi ynë miratimi i këtij projektligji”, theksoi Pollo gjatë fjalës së tij në Kuvend.