Pa licencë, tatimorët sekuestrojnë çadrat dhe shezlonet
08/07/2011 Plazhet private zënë 40 për qind më shumë rërë sesa u është dhënë leja
DURRES- Tatimorët e Durrësit, në bashkëpunim me Agjencinë e Mjedisit dhe njësitë vendore kanë nisur dje sekuestrimin e çadrave dhe të shezloneve që nuk kanë paguar detyrimet përkatëse. Aksioni ka nisur dje paradite në plazhin e Shkëmbit të Kavajës, ndërsa pasdite ka vazhduar edhe në plazhin e Durrësit. Aksioni në fjalë ka nisur pas verifikimit që është bërë në terren, ku pothuajse gjysma e subjekteve që kanë zënë zonën e rërës me çadra dhe shezlone nuk kanë paguar asnjë lek. Drejtoria rajonale tatimore ka verifikuar në QKR se pothuajse 40 për qind e subjekteve të tilla nuk ishin regjistruar, dhe në këtë mënyrë nuk kanë paguar asnjë lek pranë komunës së Rrashbullit dhe bashkisë Durrës.
Aksioni
Aksioni i djeshëm është mbështetur edhe Agjencia Rajonale e Mjedisit, si dhe inspektorë të policisë bashkiake të komunave Rrashbull, Golem e bashkisë Durrës. Fillimisht aksioni ka nisur në plazhin e Shkëmbit të Kavajës. Inspektorët kanë qenë të pajisur me mjete dhe njerëz për të sekuestruar çadrat, krevatet dhe më pas i kanë ngarkuar në kamionë duke i çuar në pikën e sendeve të sekuestruara. Inspektori i Drejtorisë Tatimore të Durrësit, Eltion Shahollari, është shprehur se nuk do të tolerohet asnjë nga subjektet që nuk është licencuar për këtë aktivitet. Fillimisht në subjektet e para ka pasur rezistencë, pronarët e të cilëve nuk kanë pranuar që të sekuestrohen çadrat dhe krevatet. Ata janë justifikuar duke pretenduar se i kanë paguar detyrimet pranë komunës së Rrashbullit, por pas verifikimit të dokumentacionit të tyre, gjithçka ka rezultuar e pavërtetë. Në këtë mënyrë janë mbledhur të gjitha çadrat dhe krevatet e gjetura në rërë dhe më pas janë ngarkuar në kamion. Nga ana tjetër shumë pushues kanë reaguar në lidhje me këtë aksion, pasi koha kur është vendosur zbatimi i tij nuk ka qenë e përshtatshme. Në subjektin e parë që iu sekuestruan pajisjet ka qenë i pranishëm edhe një çift që kishte ardhur nga Greqia. Ata janë habitur kur i kanë detyruar të ngrihen, pasi do të sekuestrohej edhe çadra, dhe krevatet ku ata ishin shtrirë. Për këtë arsye aksioni në plazhin e Durrësit ka nisur në orën 18.00, në mënyrë që të mos shqetësohen pushuesit që kanë ardhur nga vende të ndryshme. Bashkia e Durrësit ka sipërfaqen më të madhe të plazhit, e cila administrohet dhe mirëmbahet nga ndërmarrja komunale. Me sipërfaqe prej rreth 18 hektarë, bashkia pretendon se 40 për qind e kësaj sipërfaqeje është plazh publik, por në të vërtetë asnjë metër katror sipërfaqe rëre nuk është lënë bosh nga plazhet private. Bashkia ka rritur taksën për këto subjekte duke e çuar atë në 360 mijë lekë në sezon për çdo kuadrat prej 200 metër katror. Abuzimet e pronarëve të plazheve private janë të formave të ndryshme, pasi ata shpesh nxjerrin një leje duke paguar detyrimin në fjalë, por në të vërtetë në terren kanë nga 500-1000 çifte çadrash dhe shezlonesh, ndërsa sipërfaqja që ata zënë shpesh e kalon atë të 1000 metrave katror. Aksioni i djeshëm është përshëndetur nga pushuesit e pranishëm, të cilët kanë theksuar se duhet të ketë kontrolle të vazhdueshme, pasi të njëjtët persona mund të vijnë dhe të vendosin të nesërmen çadra dhe shezlone të tjera.