Thaçi: Besoj fuqishëm në procesit e njohjeve të reja
Prishtinë - "Besoj fuqishëm në lëvizjen përpara të procesit të njohjeve të reja të shtetit të ri të Kosovës", deklaroi dje kryeministri Hashim Thaçi gjatë mbledhjes së radhës së qeverisë. Ai theksoi se mbështetja për Kosovën është dëshmuar fuqishëm nga deklaratat e fundit të zyrtarëve të lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian. "Kosova po ndërtohet si një shtet normal demokratik, multietnik dhe me perspektivë të sigurtë për të qenë pjesë e NATO-s edhe BE-së", tha Thaçi.