Ndikimet e krizës financiare globale në Kosovë
Prishtinë - Si preventivë e ndikimeve të krizës financiare globale në sistemin financiar në Kosovë, është themeluar Komiteti Kombëtar. Sipas Bankës Qendrore të Kosovës, Komiteti është formuar për çdo rast, edhe pse nuk ka ndonjë para-lajmërim se sistemi bankar i Kosovës mund të goditet në çfarëdo mënyre nga kriza në sektorin financiar. Mirëpo, ekspertët mendojnë ndryshe, duke thënë se Kosova mund të goditet nga një valë e krizës kah mesi i këtij viti.
Në koordinim me Fondin Monetar Ndërkombëtar është nënshkruar Memorandumi i Mirëkuptimit mes Bankës Qendrore të Kosovës, Ministrisë së Tregtisë e Industrisë dhe Komisionit për Ekonomi e Buxhet të Kuvendit të Kosovës me c’rast është formuar Komiteti Kombëtar. Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Hashim Rexhepi theksoi se Komiteti do t’i mbikëqyrë rreziqet e mundshme, edhe pse sipas tij bankat në Kosovë janë shumë të sigurta:
“Zhvillimet që i kemi për muajin janar dhe shkurt tregojnë se sistemi financiar në Kosovë është i qëndrueshëm dhe nuk ka asnjë paralajmërim të hershëm se sistemi bankar i Kosovës mund të goditet në çfarëdo mënyrë nga kriza në sektorin financiar.”
Mirëpo, ekspertët parashikojnë se një valë e krizës mund të vijë në Kosovë kah mesi i këtij viti. Zyrtari i Odës Ekonomike Safet Gërxhaliu thotë: Ton: “Pjesa e parë e vitit 2009 do të jetë ndoshta ajo ku do të dominojë më tepër kriza dhe këtë e paramendoj që nga prilli, maji e qershori.”
Se një valë e krizës mund të ndihet në Kosovë kah mesi i këtij viti, parashikon edhe eksperti Muhamet Sadiku: Ton: “Edhe unë u bashkohem atyre se pas muajit të gjashtë në Kosovë mund të kemi një shtrëngim edhe më të madh financiar.”
Për dallim nga vendet e zhvilluara kur nga kriza financiare pasoi kriza në ekonominë reale, a mund të ndodhë në Kosovë e kundërta, nga vala e krizës ekonomike të pasoj ajo financiare? Drejtori I Bankës Kombëtare Tregtare, Spiro Brumbulli shprehet:
“Nxjerrja e njerëzve nga puna do të thotë më pak të ardhura. Këta njerëz mund të kenë qenë kredimarrës nëpër banka dhe po mbete pa punë s’ke me cka paguan kredinë dhe në momentin që fillon mos-pagesa e kredisë atëherë fillon problemi financiar. Pra, ekziston rreziku që kriza të filloj ekonomike dhe të kaloj financiare. Sigurisht që ekziston.”
Ish-guvernatori I Bankës Qendrore të Kosovës, Ajri Begu, i jep rëndësi aspektit psikologjik dhe kërkon që njerëzit të vazhdojnë të besojnë tek bankat në Kosovë:“Aspekti psikologjik është kryesori për një bankë edhe për një system banker të një vendi. Edhe ju si media keni pjesën e juaj të përgjegjësisë. Nëse aspekti psikologjik hyn në lojë, të them, atëherë nuk ka zot që e mbron asnjë system banker të asnjë vendi cilido qoftë ai në rruzullin tokësor.”
Por ekspertët pyesin cka nëse aspekti psikologjik hyn në lojë si thotë Begu, pra depozituesit fillojnë të tremben. Në vendet rajonale, janë marrë masa të shumta, sikur ulja e kamatave për stimulim të zhvillimit ekonomik në Serbi, apo edhe miratimi i ligjit për sigurinë e depozituesve në Mal të Zi. Në Kosovë ndërkaq, Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar ende këtë ligj, ngase ka opinione të ndryshme rreth përmbajtjes.
Pa-kënaqësitë me masat e deritashme, së fundmi i ka shfaqur edhe opozita. Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Berim Ramosaj, duke vlerësuar se qeveria Thaçi ka deficit të ekspertëve, ka sugjeruar krijimin e një qeverie teknike të unitetit, të përbërë nga ekspertë të spektrit të gjerë.