E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kolegji shqyrton nesër ankimimin e PD për mandatet e Këshillit Bashkiak të Tiranës

14-07-2011 / Gazeta 55

Kolegji Zgjedhor do të shqyrtojë nesër në orën 10:30, ankimimin e Partisë Demokratike për Këshillin Bashkiak. Në shortin e hedhur ditën e djeshme, është përzgjedhur që relatorja e kësaj çështje do të jetë gjyqtarja Neriban Mullai, ndërsa trupa gjykuese është e përbërë nga gjykatësit, Astrit Kalaja, Petraq Dhimitri, Tom Ndreca dhe Entela Prifti.
Një ditë me parë demokratët kanë depozituar padinë e tyre për këshillin bashkiak të kryeqytetit e cila bëhet kështu padia e tyre e dytë për Tiranën. Padia e parë ishte ajo e këshillave të minibashkive, të cilat nuk u miratuan pasi përfaqësuesit e opozitës në KQZ nuk e votuan konstituimin e tyre.
Në ankimimin e Partisë Demokratike kërkohet nga ana e Kolegjit që të caktojë mandatet për këshillin bashkiak të Tiranës mbi bazën e tabelave të grupeve të numërimit për secilën qendër votimi.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›