E Diel, 1 Nëntor 2026

Brukseli i beson qeverisë “Berisha” 257 milionë euro të tjera, për një kurs trevjeçar reformash

14-07-2011 / Gazeta 55

Programi 3-vjeçar i ndihmës që BE jep për vendet e Ballkanit Perëndimor e ka vendosur Shqipërinë në krye të listës së vendeve jokandidate, për sa i përket ndihmës për frymë të popullsisë. 257 milionë euro jepen për një thellim të reforma në sektorë të rëndësishëm si drejtësia dhe administrata publike

Komisioni Evropian i ka akorduar Shqipërisë një fond prej 257 milionë euro, i cili do të financojë reformat në sektorin e gjyqësorit, administratën publike, thellimin e bashkëpunimit rajonal, luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit etj. “Fondet duhet të jenë në rolin e një katalizatori për nxitjen e reformave në vendet e zgjerimit dhe të mbështesin vendet përgjatë rrugës së tyre të integrimit evropian”, tha Komisioneri Evropian për Zgjerim dhe Politikat e Fqinjësisë, Stefan Fyle.
Ndihma e BE-së do të ndikojë drejtpërdrejtë edhe në jetën e përditshme të qytetarëve të thjeshtë duke kontribuar në përmirësimin e rendit ligjor, qeverisjes, kushteve dhe gjendjes sociale dhe perspektivave ekonomike. 5.5 miliardë euro është fondi i Komisionit Evropian për vendet potencialisht kandidate në Bashkimin Europian. Shqipëria dhe Kosova ndajnë së bashku gati 500 milionë euro, ndërsa “pjesën e madhe” prej 2.5 miliardë euro e merr Turqia.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›