E Shtunë, 31 Tetor 2026

Analiza e Ramës: “Fajin ma kanë ndërkombëtarët”

14-07-2011 / Gazeta 55

Leximi i parë socialist i katastrofës së zgjedhjeve të 8 majit, ka ardhur duke zëvendësuar moton “Fajin ma ka Saliu” me “fajin ma kanë ndërkombëtarët”. Edi Rama i bën ata përgjegjës që s’i nënshtrohen presioneve të tij, ndërkohë që flet për një kurs të ri bashkëpunimi, duke konfirmuar se prej dy vjetësh ka qenë duke ndjekur një kurs anti-evropian e anti-Nato. Pas udhëtimeve evropiane e plot shpifje të Velos së tij, tani ka ardhur koha për një shantazh të ri ndërkombëtar, shantazhin “në qafë më paçi, se pa bashkinë, s’di se ç’bëj”

Kryetari i PS-së Edi Rama promovoi dje “kursin e ri”, i cili është asgjë më shumë se tregues i politikës së tij anti-NATO. Duke e lënë përkohësisht në harresë këtë sulm anti-NATO, Edi Rama ju rikthye dje, mbarsur edhe me inatin që ndërkombëtarët tashmë e njohin atë si ish-kryebashkiak të Tiranës. Sa për kujtesë duhet thënë se Edi Rama më herët e ka demonstruar qëndrimin e tij antindërkombëtar, veçanërisht sulmin anti-NATO, që kur fillimisht morëm ftesën dhe më pas edhe kur u bëmë anëtarë të këtij formacioni të rëndësishëm ndërkombëtar. Pas dështimit me lehjet e tij anti-NATO, ju kthye lehjeve anti heqjeve të vizave. Por, një lloj si te ajo shprehja popullore, “qeni që leh nuk të ha”, edhe Edi rama dhe konet e tij rreth e përqark, lehën e lehën, por askund dhe askënd nuk ndukën... Për më tepër, Shqipëria është anëtare e NATO-së dhe njëherazi edhe anëtare e zonës “Schengen”.
Për një periudhë të kosndierueshme kohore, saktësisht pas ngjarjeve të 21 janarit të këtij viti, Edi Rama ka pasur në dispozicion gjithë kohën e nevojshme, për të kuptuar se kjo datë ishte treguesi përfundimtar i izolimit të opozitës. Megjithatë, pas kësaj date, deri dje të paktën, Edi Rama nuk ka pasur guximin të dalë vetë hapur kundër ndërkombëtarëve. Por, kjo nuk do të thotë se nuk e ka bërë këtë, por..., nëpërmjet disa “analistëve” të disa mediave.
Dje e prishi “status quo”-n e post 21 janarit dhe vetë doli hapur kundër ndërkombëtarëve. Bashkë me këtë dalje, nuk fshihej sulmi i mbushur me mllef, ndërsa leximi i vetëm i zgjedhjeve të 8 majit 2011, bëhej sipas “formatit” të tipit “fajin e kanë ndërkombëtarët”, që jo vetëm s’e shohin atë (Edi Ramën) si partner, por edhe pse nuk i mbyllin sytë para aferave të tij. Dhe këtë sulm të fundit e bëri dje, pas disa sulmeve mediatike të disa “analistëve” të disa mediave, por edhe pas gënjeshtrës testuese që Erion Veliaj, i cili i veshi “meritën” vetes se “la me barrë një grua, e rrëmbeu atë, i hoqi fëmijën nga barku dhe më pas e la edhe të përgjakur në mes të rrugës”. Si gënjeshtër e arrirë, duhet pranuar se shkaktoi një farë “shock”-u të ndërkombëtarët.
Pas kësaj Edi Rama, duke qëndruar në linjën e gënjeshtrave të tipi Erion Veliaj, shkoi edhe më tej, duke i denoncuar dje ndërkombëtarët që “të mos mjaftohen me predikimin qëllimmirë të radhës”, sikurse edhe i akuzoi se  “s’mund të bëhen palë me vjedhësit e zgjedhjeve, me gjykatësit e kapur, me qeverinë”.
Në fakt, pse jo edhe realisht, dalja e djeshme e Edi Ramës, mes dozave thellësisht dëshpëruese, konfirmoi se “kursi i ri” tregon karakterin antiperëndimor të PS-së e gjithashtu edhe hipokrizinë në sjelljen e pritshme të shtatorit.
E thënë disi më ndryshe, me daljen e tij të djeshme, mes dozave thellësisht dëshpëruese, Edi Rama konfirmoi gjithashtu qëndrimin izolacionist dhe marrjen peng të reformave. Këtë konfirmim Edi Rama e artikuloi vetë dje, kur në ligjëratë të drejtë paralajmëroi se, “duam ta bëjmë fare të qartë, pa asnjë ekuivok, se ne refuzojmë t’i nënshtrohemi diktaturës së faktit të kryer dhe nuk do të bëhemi pjesë e çfarëdo farse të ideuar apo organizuar nga Saliu”.
Pikërisht konfirmimi i këtij qëndrimi, anti reformave, apo marrja peng e tyre, krahas sulmeve mediokre ndaj ndërkombëtarëve, ishte edhe “zogu i dytë” që Edi Rama tentoi “ta vriste me një gur”...

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›