Fakti/PS nis një kryqëzatë shpifjesh kundër Kolegjit Zgjedhor
Sulmet e Partisë Socialiste ndaj Kolegjit Zgjedhor vazhdojnë në të gjitha mënyrat pas dhënies së vendimit përfundimtar ku u la në fuqi vendimi Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që e shpallte Bashën fitues me 93 vota para. Në selinë rozë janë ngritur grupe pune që kanë për detyrë të mbledhin informacione kundër 8 gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor. Nënkryetari i grupit parlamentar socialist Erion Braçe është vendosur në krye të kësaj organike.
Sipas informacioneve, Erion Braçe ka kërkuar nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, listën e pasurisë për 8 gjyqtarët në fjalë, duke tentuar që fajin për humbjen e Tiranës t’ia lërë drejtësisë dhe jo kryetarit humbës Edi Rama, apo paaftësisë së juristëve të Partisë Socialiste, që me paditë amatore ia bënë shumë të lehtë punën Drejtësisë.