E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anëtarët e opozitës, aksione të palogjikshme

14-07-2011 / Gazeta 55

Mandatet e këshillit bashkiak, flet Arben Ristani

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Arben Ristani akuzon anëtarët e opozitës në KQZ se po tentojnë me çdo kusht përmes veprimeve të palogjikshme ligjore, të pengojnë certifikimin e mandateve të këshillit bashkiak të kryeqytetit.
Qëndrimi i Arben Ristanit vjen pas dështimit në KQZ të miratimit të mandateve të këshillit të bashkisë së Tiranës, për shkak të mos arritjes së kuorumit prej 5 votash. Përfaqësuesit e opozitës kundërshtuan projekt-aktin e KQZ-së, me argumentin e paqartë se vendimi i tyre ishte në rrafsh të oponencës së hershme ndaj kontestimit të tabelës përfundimtare të rezultatit zgjedhor të Tiranës.
Sipas Ristanit, kundërshtimi që anëtarët e opozitës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve i bënë aktit të miratimit të mandateve të këshilltarëve të bashkisë së Tiranës, duhej të ishte i argumentuar në bazë të ligjit.
“Pritej që të ishte një vendimmarrje rutinë, sepse e gjithë baza paraprake e këtij vendimit ishte bërë gati. Kemi një tabelë të miratuar për bashkinë e Tiranës. Një tabelë e cila pasi është miratuar nga KQZ është ankimuar nga subjektet që mendonin se nuk ishte korrekte dhe pasi e vlerësuan se ankesa e tyre ishte e pabazë, e tërhoqën nga gjykimi, kështu që përfundimisht kemi të bëjmë me një akt i cili jo i miratuar nga KQZ por i ka qëndruar edhe procesit të ankimimeve. Shpërndarja e mandateve, është bërë me kalkulim matematikor. Tabela e rezultateve është akt ligjor i plotë. Është tentuar me të gjitha format të përdoret një praktikë që ka tentuar ta lodhë procesin. Duhet të jemi krenarë që institucionet demokratike funksionojnë. Megjithëse kemi punuar nën presion, është bërë një punë shumë e madhe. Ne respektojmë ligjin dhe institucionet është puna jonë, ka qenë plotësisht transparente. Por, anëtarët e opozitës vazhdojnë të veprojnë me palogjikshmëri ligjore. Vota e 2009-ës për mbylljen e procesit zgjedhor u konsiderua si gabim i anëtarëve të KQZ-së dhe po këta anëtare të opozitës, siç duket po tentojnë t’i bëjnë qejfin partisë që i ka propozuar, duke mos votuar projekt aktin e mandateve të këshillit bashkiak”, u shpreh kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›