E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kolegji vendos sot për pavlefshërinë në 3 komuna

Kolegji Zgjedhor do të vendos sot për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në tri komuna ku procesi i votimit nuk u zhvillua fare në datën 8 Maj. Kolegjit i duhet të investohet sot në këtë seancë për shkak se KQZ për mungesë votash nuk mundi ta kryejë një procedurë të tillë. Në kushte të tilla, për t’i dhënë zgjidhje situatës koalicioni i djathtë Aleanca për Qytetarin vendosi t’i drejtohet Kolegjit Zgjedhor, i cili duhet të vendosë për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në komunat Pishaj, Mollas dhe Kolsh. Pas shpalljes së pavlefshmërisë, këto tri komuna ashtu si edhe gjashtë komuna të tjera duhet të shkojnë në votime, të cilat me shumë gjasa do të mbahen javën e parë të gushtit. Bëhet fjalë për komunat e Shllakut, Paprit, Zall Dardhës, Armenit, Shalës dhe Finiqit, ku u shpall pavlefshmëria për shkak të problematikave që u hasën gjatë procesit të votimit dhe numërimit të votave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›